Formacionet zyrtare: Barca favorit për tri pikë të reja ndaj Slavia Pragës

Barcelona është nikoqir i Slavia Pragës në ndeshjen e xhiros së katërt të fazës grupore të Ligës së Kampionëve.
Katalunasit janë në krye të Grupit F me shtatë pikë të arkëtuara, nga dy fitore dhe një barazim.
Ndërsa skuadra çeke ka arkëtuar vetëm një pikë, nga dy humbje dhe një barazim, në tri xhirot e para.
Trajnerët Ernesto Valverde dhe Jindrich Trpisovsky i kanë përgatitur formacionet e tyre për këtë përballje që zhvillohet në Camp Nou.
Formacioni startues i Barcelonës: Ter Stegen, Semedo, Pique, Lenglet, Alba, Vidal, Busquets, de Jong, Messi, Dembele, Griezmann.
Ndeshja tjetër e këtij grupi zhvillohet ndërmjet Borussia Dortmundit dhe Interit. /Telegrafi/

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals



















































