Në stadiumin “Agron Rama” në Obiliq zhvillohet ndeshja e xhiros së dytë në Superligën e Kosovës në futboll, ndërmjet Arbërisë dhe Prishtinës.

Ekipi nga Dobraja debutoi në mënyrën më të mirë në elitën tonë të futbollit duke regjistruar fitore prej 2-0 si mysafir i Trepçës ’89.


Në ndërkohë, edhe bardhekaltrit arkëtuan pikë të plota duke triumfuar përballë Drenicës (3-0) në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Formacioni startues i Arbërisë: Thaqi, Arrabal, Bahtiri, Zabergja, Avdulli, Hasan, Kryeziu, Ibrahimi, Bruqi, Pira, Koshtanjeva.

Formacioni startues i Prishtinës: Haxho, B. Krasniqi, Dellova, Bekteshi, Mici, Boshnjaku, Lilaj, E. Krasniqi, Abazi, Mankenda, John.

prishtina

/Telegrafi/

telegrafi sport app