Formacionet zyrtare, Angli – Danimarkë: Kërkohet një kundërshtar për Italinë në finale

Anglia dhe Danimarka do të luajnë mes tyre në kuadër të gjysmëfinales së Euro 2020.
Italia tashmë e ka siguruar një vend në finalen e madhe, ku tashmë pret fituesin e takimit Angli – Danimarkë.
Anglia erdhi në gjysmëfinale pas fitores së madhe ndaj Ukrainës me rezultat 4-0, ndërsa Danimarka ka eliminuar Republikën Çeke me rezultat 2-1.
Gareth Southagate për këtë ndeshje do të luajë me sistemin 4-2-3-1. Sulmi i besohet Harry Kane i asistuar nga Saka e Sterling.
Në anën tjetër Kasper Hjulmand ka vendosur tu besojë Kasper Dolberg, ndërsa pas tij Braithwaite e Damsgaard.
Angli: Pickford, Walker, Shaw, Rice, Stones, Maguire, Kane, Sterling, Phillips, Mount, Saka.
/Telegrafi/

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals














































