Barcelona është nikoqir i Romës për ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve që zhvillohet në Camp Nou.

Skuadra spanjolle është favorite për ta fituar këtë takim dhe për t'u kualifikuar tutje në gjysmëfinale.


Në ndërkohë, Giallorossët do të përpiqet të shkaktojnë probleme, në mënyrë që të shpresojnë për ndeshjen e kthimit.

Në këtë takim do t'i vihen përballë edhe taktikat e Ernesto Valverdes dhe Eusebio Di Francescos.

Formacioni bazë i Barcelonës: Ter Stegen; Sergi Roberto, Piqué, Umtiti, Jordi Alba; Semedo, Sergio Busquets, Rakitic, Iniesta; L Suarez, Messi.

Banka rezervë e Barcelonës: Cillesen, Dembele, Vermaelen, Paulinho, Gomes, Paco Alcacer, Denis Suarez.

barca1

Formacioni bazë i Romës: Alisson; Bruno Peres, Manolas, Fazio, Kolarov; Pellegrini, De Rossi, Strootman; Florenzi, Dzeko, Perotti.

Banka rezervë e Romës: Skorupski, Juan Jesus, Gonalons, Gerson, Defrel, El Shaarawy, Schick.

roma2

Ndeshja kthyese zhvillohet në javën e ardhshme (10 prill) në Stadio Olimpico. /Telegrafi/

telegrafi sport app