Njëmbëdhjetëshit e parë: Ndeshje interesante ndërmjet Romës dhe CSKA-së
Në Stadio Olimpico zhvillohet ndeshja e xhiros së tretë të fazës grupore të Ligës së Kampionëve, ndërmjet Romës dhe CSKA Moskës.
Me një fitore dhe një humbje nga dy ndeshjet e para, Giallorossët mbajnë vendin e tretë në tabelë me tri pikë të arkëtuara (aq sa ka edhe Real Madridi një pozitë më lartë)
Skuadra ruse është në krye të Grupit G me katër pikë, nga një fitore dhe një barazim.
Pritet të jetë një përballje taktikash edhe ndërmjet trajnerëve Eusebio Di Francesco dhe Viktor Goncharenko.
Formacioni startues i Romës: Olsen; Florenzi, Manolas, Fazio, Santon; De Rossi, Nzonzi; Under, Lorenzo Pellegrini, El Shaarawy; Dzeko.
Ndeshja tjetër e këtij grupi zhvillohet ndërmjet Real Madridit dhe Viktoria Plzenit. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





























