Formacionet startuese: Fitorja e domosdoshme për Romën ndaj Sassuolos

Roma është mysafir i Sassuolos në ndeshjen e parafundit sezonale në kampionatin italian.
Giallorossët mbajnë vendin e gjashtë në tabelë më tri pikë më pak se Atalanta që pozicionohet në vendin e katërt që çon në Ligën e Kampionëve.
Ekipi nga kryeqyteti italian duhet ta fitojë ndeshjen dhe të shpresojë që Juventusi do ta mposhtë Atalantan të dielën. Sassuolo nuk ka ndonjë motivin në dy ndeshjet e mbetura.
Trajnerët Roberto De Zerbi dhe Claudio Ranieri i kanë gati skuadrat për këtë përballje.
Formacioni zyrtar i Sassuolos: Consigli; Lirola, Demiral, Ferrari, Rogerio; Locatelli, Magnanelli, Duncan; Djuricic, Berardi, Boga.
/Telegrafi/

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals



















































