Borussia Dortmundi dhe Manchester City zhvillojnë ndeshjen kthyese çerekfinale të Ligës së Kampionëve, në të cilën do të vendoset se cila skuadër do të vazhdojë në gjysmëfinale.

Sfida e parë e zhvilluar në Etihad Stadium u mbyll me fitoren e Citizens me rezultat 2-1.


Në Signal Iduna Park, BVB kualifikohet tutje vetëm me fitore – nëse fiton 1-0, ose me rezultatet tjera me më shumë se dy gola epërsi.

City vazhdon tutje me barazim ose me çfarëdo fitoreje, si edhe me humbje prej një goli disavantazh nëse i ka shënuar më shumë se dy gola. Rezultati 2-1 për Dortmundin e dërgon ndeshjen në vazhdime.

Trajnerët Edin Terzic dhe Pep Guardiola i kanë gati ekipet, me të cilat do ta nisin takimin.

Formacioni startues i Borussia Dortmundit: Hitz; Morey, Akanji, Hummels, Guerreiro; Emre Can, Dahoud, Bellingham; Reus, Haaland, Knauff.

dortmund 1

Formacioni startues i Manchester Cityt: Ederson; Walker, Stones, Rúben Dias, Zinchenko; De Bruyne, Rodri, Gündogan; Mahrez, Bernardo Silva, Foden.

city 2

/Telegrafi/

telegrafi sport app