Chelsea është nikoqir i Salzburgut në Stamford Bridge në sfidën e raundit të dytë të fazës grupore në Ligën e Kampionëve.
Blutë u befasuan nga Dinamo Zagrebi në sfidën e parë duke pësuar humbje, prandaj duhet të triumfojnë në sfidën e dytë të Grupit E.
Në anën tjetër, skuadra austriake arriti të nxjerrë një pikë përballë ekipit të Milanit.
Trajnerët Graham Potter dhe Matthias Jaissle i kanë zgjedhur ekipet që do të zbresin në fushë nga fillimi.
Formacioni startues i Chelseat: Kepa Arrizabalaga; James, Azpilicueta, Thiago Silva, Cucurella; Mount, Jorginho, Kovacic; Aubameyang, Sterling, Havertz.
Formacioni startues i Salzburgut: Kohn; Dedic, Pavlovic, Bernardo, Ulmer; Seiwald; Capaldo, Sucic, Kjaergaard; Okafor, Fernando.
/Telegrafi/