Formacionet bazë: City kërkon fazën tjetër të EFL ndaj Wolverhamptonit

Manchester City luan kundër Wolverhampton Wanderers në raundin e katërt të Kupës EFL (që njihet si Carabao Cup).
Të zgjedhurit e Pep Guardiolas konsiderohen favoritë për të vazhduar tutje, duke qenë se kundërshtari i tyre bën gara në Championship (liga e dytë në futbollin anglez).
Në edicionin e kaluar skuadra e Cityt luajti vetëm deri në këtë fazë, ku u eliminua nga kampioni i kësaj kupe, Manchester United.
Kurse Wolverhamptoni eliminua që në raundin e tretë nga Newcastle United.
Këtë edicion për të arritur në këtë raund, Wanderers fituan ndaj Bristol Rovers, kurse City e eliminoi West Bromwich Albionin.
Formacioni bazë i Manchester Cityt: Bravo; Danilo, Mangala, Adarabioyo, Zinchenko; Gundogan, Toure, Sterling, Bernardo Silva; Aguero, Jesus.
Formacioni bazë i Wolverhampton Wanderers:
/Telegrafi/













































