Formacionet bazë: Bayerni pret të konfirmohet si çerekfinalist ndaj Besiktasit

Besiktasi është nikoqir i Bayern Munichut për ta zhvilluar ndeshjen kthyese të 1/8 së finales të Ligës së Kampionëve.
Bavarezët fituan me rezultat 5-0 në Allianz Arena, ashtu që e kanë siguruar kualifikimin në çerekfinale që në ndeshjen e parë.

Ndërkohë, skuadra turke do të luajë për prestigj dhe do të përpiqet të zhvillojë një ndeshje të denjë para tifozëve të vet në Vodafone Park.
Trajneri i nikoqirëve, Senol Gunes, ka punë të vështirë përballë taktikave të Jupp Heynckes.
Formacioni startues i Besiktasit: Tolga; Gokhan Gonul, Medel, Necip, Caner Erkin; Quaresma, Ozyakup, Arslan, Lens; Pektemek, Love.
/Telegrafi/

Nga
Telegrafi
14/03/2018
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals























































