Se a është rezistenca e trupit e zvogëluar, mund të dyshosh atëherë kur të fillojnë të shfaqen infeksionet, qoftë ato virusale, bakteriale apo kërpudhore. Edona Llonçariedona.lloncari@flp.com

Imuniteti i mundëson trupit që me sukses të luftojë me to dhe pikërisht për këtë shkak është shumë me rëndësi të kemi sistem të fortë të imunitetit, posaçërisht në ditët e ftohta.


Infeksionet më të shpeshta janë të sistemit të frymëmarrjes, varicela (lia e ujit), infeksionet e organeve urinare, infeksionet gjinekologjike kërpudhore, ftohja etj.

Shkaktarët për zvogëlim të rezistencës mund të jenë shumë. Më së shpeshti janë stresi, disa ilaçe, ushqimi i njëllojtë dhe i pashëndetshëm, mungesa e gjumit, lëvizja e vogël, përdorimi i shpeshtë i antibiotikëve.

Në vjeshtë shëndeti ynë bëhet posaçërisht i lëndueshëm edhe për shkak të dallimeve të vazhdueshme të temperaturës dhe të kontakteve të shpeshta me njerëzit në hapësira të mbyllura, gjë që mundësohet bartja e virusit nga njeriu te njeriu.

Fatmirësisht, natyra është kujdesur për atë që në dispozicion të na vërë forcuesit e imunitetit në formë të artikujve të llojllojshëm e të shijshëm.

Bima Aloe vera do t’i zgjidhë shumë probleme tuaja shëndetësore, në rend të parë në saje të asaj që do të forcojë imunitetin tuaj.

67 Aloe Vera Juice

Aloe vera përbëhet nga vitaminat B, C dhe E bashkë me thartirën folike dhe përmirëson sistemin e imunitetit të organizmit. Pra, kur trupi të jetë i furnizuar me vitamina, shkëlqimi i lëkurës është i dukshëm.

Tashmë kemi theksuar se sa është e rëndësishme aloe vera për detoksikimin dhe pastrimin e organizmit nga helmet e metaleve të rënda të dëmshme.

Aloe vera është antioksidant, gjë që do të thotë se pengon formimin e radikaleve të lira të cilat mund të jenë shkaktarët e sëmundjeve më të rënda. Në atë mënyrë, ngadalëson plakjen dhe organizmi juaj është biologjikisht më i ri.

Ndikon në shëndetin e organizmit në përgjithësi, nëpërmjet stimulimit të punës së organeve, shkatërrimit të mikroorganizmave patogjenë deri te pastrimi i gjakut.

Ajo ka cilësi antibakteriale, kundërinflamatore, imunostimulative, antioksidative dhe imunomodulatore. Stimulon krijimin e antitrupave.

aloe vera juice benefits 236914 1506626219649 main.c

Pos veprimit të drejtpërdrejtë në imunitet, vepron edhe në mënyrë të tërthortë. Përshpejton detoksikimin punën e organeve të brendshme dhe ndihmon tretjen.

Aloe forcon imunitetin, liron trupin nga toksinat, alkooli, narkotiku dhe helmet me prejardhje tjetër dhe radikalet e lira, si dhe ka veprim detoksikues dhe antioksidues.

Marrja e xhelit të aloe verës në kohëzgjatje prej 14 ditësh shton kapacitetin antioksidues të organizmit.

Krijimi i radikaleve të lira paraqet momentin kyç në nxitjen e sëmundjes andaj kapaciteti antioksidues i organizmit është shumë i rëndësishëm. Zvogëlon numrin e baktereve patogjene me çka shfaq gjithashtu efekt në imunitet.

Aloe vera gjithashtu ndihmon në krijimin e organizmit alkal ph me çka pengon zhvillimin e baktereve, viruseve dhe kërpudhave, gjë që të gjitha bashkë kanë efekt të rëndësishëm në imunitet dhe përmirëson gjendjen e përgjithshme të organizmit. /Telegrafi/