Forcimi i Lekut në tregun valutor në Shqipëri po dekurajon eksportet e shërbimeve, të tilla si turizmi dhe call center.
Shqiptarët nga Kosova, që përbëjnë rreth 40 për qind të ofertës turistike, po dekurajohen të pushojnë në Shqipëri.
Rënia e Euros në këmbim me Lekun i ka bërë edhe më të shtrenjta pushimet në Shqipëri.
Shpëtim Turku, nga agjencia e udhëtimit “Fibula” në Kosovë, shpjegoi se “me rritjen e Lekut ndaj Euros, po reflekton uljen e udhëtimeve nga Kosova në Shqipëri, pasi çmimet e paketave automatikisht janë 12 për qind më të shtrenjta vetëm nga ky fakt.”
“Gjithashtu, përveç kursit të këmbimit, çmimet e paketave janë rritur rreth 15-20 për qind. Në total, në krahasim me vitin e kaluar, Shqipëria është më e shtrenjtë prej 27-32 për qind”, shpjegoi Turku për Monitor.
Sipas tij, do të ketë ulje më tej të turistëve nga Kosova për në Shqipëri, pasi pushuesit do të orientohen në tregje të tjera, siç është Turqia, Egjipti, Bulgaria, Greqia, etj.
“Fafa Resort”, një nga më të mëdhenjtë në vend, pohoi se këtë vit ka më pak vizitorë nga Kosova. Qëndrojnë më pak net dhe shpenzojnë më pak.
Një euro këmbehet me rreth 112 lekë aktualisht, nga 121 në maj të vitit të kaluar. Një turist, me 100 euro sot merr 11,200 lekë, nga 12,100 lekë në të njëjtën periudhë të një viti më parë, ose 900 lekë më pak.
Turistët nga Kosova nuk u rritën në 2022
Shifrat zyrtare nga Ministria e Turizmit tregojnë se nga janari në dhjetor 2022 Shqipërinë e vizituan 2.6 milionë shqiptarë të Kosovës.
Një vit më parë pra në 2021 shifra është pak a shumë në të njëjtin nivel por e parë në përqindje kemi një rënie me 0.04 për qind të turistëve nga Kosova.
Mbetet e paqartë si është bërë vlerësimi i turistëve në kushtet kur gjatë verës nisi kalimi i lirë në doganë mes dy vendeve në kuadër të zotimeve të marra gjatë mbledhjeve të përbashkëta të qeverive.
Rënia e papërfillshme e vitit 2022 nuk shihet si një problem në thelb, por ajo që është shqetësuese në vijim është fakti që turizmi patriotik mund të pësojë një rrjedhje të konsiderueshme me liberalizimin e njoftuar tashmë të vizave për Kosovën.
Shqipëria përjetoi në vitin 2022 vitin më të mirë historik në turizëm ku numri i të huajve që shkelën në territorin e vendit ishte 7.5 milionë deri në dhjetor ndërkohë që nga këta sipas statistikave të turizmit 7.1 milionë janë mirëfilltazi turistë.
Kosova vijon të mbajë peshën kryesore, me 34 për qind të totalit të hyrjeve të shtetasve të huaj. Gjatë periudhës së pandemisë, Kosova mbajti gjallë turizmin shqiptar, teksa prej tij erdhën gjysma e hyrjeve. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëMe inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Vogel: Për sa kohë BE-ja dhe SHBA-ja e 'ledhatojnë Vuçiqin', Kosova do të jetë në rrezik
Sarajeva e para, Prishtina qyteti 15-të me ajrin më të ndotur në botë
Del duarsh protesta në Tiranë, Adriatik Lapaj përplaset me "Lëvizjen Bashkë" të Arlind Qorrit
Hoxha skeptik për formimin e qeverisë nga Albin Kurti pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, i duhet koalicioni
Ekspertët e sigurisë: Shtimi i forcave ndërkombëtare, reagim ndaj destabilizimit të mundshëm nga Serbia
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!