Norma bazë e interesit do të qëndrojë e pandryshuar në nivelin e 3.25 për qind.
Në një deklaratë për shtyp, Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë, duke marrë në shqyrtim situatën ekonomike në mbyllje të këtij viti kalendarik, vërejti se ekonomia jonë, edhe pse në rritje, ka ende kërcënime sa i takon nivelit të inflacionit.
“Këshilli Mbikëqyrës gjykon se presionet e larta inflacioniste nga ekonomia e brendshme mbeten një faktor rreziku për stabilitetin e çmimeve në vend. Zgjerimi i punësimit dhe pagave ka vijuar të ushqejë rritjen e konsumit në ekonomi, por mungesat e pranishme në tregun e punës dhe zgjerimi i shpejtë i pagave mban ende të larta presionet e brendshme inflacioniste”, tha guvernatori Gent Sejko.
Gjithashtu, sipas këshillit, kursi i këmbimit të lekut ndaj euros ka pasur një trend të qartë forcues gjatë vitit 2023, duke pasqyruar një përmirësim në shkëmbimet tregtare të jashtme i cili ka rezultuar me një rritje prej 34 për qind të eksporteve totale, 14 për qind të remitancave dhe 10 për qind të investimeve të huaja direkte.
“Bazuar në sa më sipër, Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë vendosi: të mbajë të pandryshuar normën bazë të interesit, në nivelin 3.25 për iqnd; të mbajë të pandryshuar normën e interesit të kredisë njëditore, në nivelin 4.25 për qind; të mbajë të pandryshuar normën e interesit të depozitës njëditore, në nivelin 2.25% për qind, theksoi ai.
Forcimi i kursit të këmbimit ka dhënë një kontribut të rëndësishëm dhe në zbutjen e presioneve të huaja inflacioniste gjatë vitit të fundit si dhe në trendin rënës të këtij treguesi gjatë vitit 2023.
Në mbyllje të tremujorit të fundit të këtij viti, Guvernatori gjykon se turizmi ishte motori kryesor i ekonomisë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Qytetarët pranuan SMS me përmbajtje të rreme, u kërkohej pagesa për gjoba të pretenduara në trafik

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët

“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

Rutte njoftohet nga komandanti i KFOR-it rreth situatës së sigurisë në Kosovë

Imami Labinot Maliqi organizon iftar për policët e Stacionit Policor Jugu në Prishtinë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët