Në prill të 1999-ës, Rusia kërkonte që lufta e Kosovës të zgjidhej përmes bisedimeve, që do t’i jepnin Kosovës një autonomi të zgjeruar dhe Jugosllavisë do t’i ruante integritetin territorial të njohur ndërkombëtarisht deri në ato ditë.
Propozimi është bërë nga Presidenti Boris Yeltsin në një telefonatë të zhvilluar me Presidentin e SHBA, Bill Clinton më 19 prill të 1999, tre javë pasi NATO kishte nisur fushatën e bombardimeve në ndaj trupave të Millosheviçit.
“Ndajmë të njëjtin qëndrim në lidhje me nevojën për të rinisur punën në nivel politik dhe gjetjen e një marrëveshjeje që do t’i jepte Kosovës një autonomi të zgjeruar dhe ruante integritetin territorial të Jugosllavisë”, i thotë Yeltsin presidentit të SHBA, Bill Clinton.
Gjatë telefonatës së siguruar nga Gazeta Shqip dhe Zona Zero, Yeltsin kundërshton në çdo formë praninë ndërkombëtare në Kosovë.
“Ndasia e madhe që kemi ne lidhet me praninë ndërkombëtare në Kosovë. E kuptojmë se pa praninë ushtarake ndërkombëtare nuk mund të ketë rikthim të sigurt të refugjatëve, por çështja e pranisë ndërkombëtare duhet biseduar dhe zgjidhur me lidershipin jugosllav”, thotë Yeltsin.
Presidenti rus i thotë atij amerikan se mezi i kishte mbushur mendjen Millosheviqit për një mision civil ndërkombëtar në Kosovë.
Ai thotë se Rusia dhe SHBA duhet të tregohen largpamëse në këtë pjesë dhe të nisin punën në këtë drejtim, duke ndërprerë bombardimet e NATO-s dhe nisur misionin civil në Kosovë.
Yeltsin më pas njofton Clinton për emërimin e Viktor Chernomyrdin si të dërguar të tij të posaçëm për Jugosllavinë. Ai beson se shqiptarët dhe serbët mund të ulen në tryezë për të biseduar me një kusht.
“Bill, mendoj se kemi nevojë për një udhëheqës të fortë shqiptar në Kosovë, në mënyrë që ta ulim në tryezën e bisedimit me Millosheviçin. Sigurisht, na nevojiten edhe sinjale nga NATO nëse duam të gjejmë në zgjidhje. Është e qartë se Jugosllavia nuk do ta pranojë kurrë një mision ushtarak, sidomos nëse udhëhiqet nga NATO”, deklaron Yeltsin.
Presidenti rus propozon “Helmetat Blu” të OKB , mes të cilëve të jetë edhe një kontigjent trupash ruse. Por, Yeltsin e njofton Clinton se bombardimet e NATO-s janë një pengesë për negociatat dhe gjetjen e një zgjidhje.
“Bombardimet duhet të ndalen menjëherë. Merret lehtësisht me mend se nuk mund të mendosh për një zgjidhje kur të bien bombat dhe raketat mbi kokë dhe rreth teje. Duhet gjetur një arsye për të ndaluar bombardimin dhe kjo varet nga ty”, i thotë ai.
Yeltsin thotë se në këmbim, Rusia do të bashkëpunojë plotësisht dhe do të ushtrojë presion ndaj Millosheviçit. Yeltsin thotë gjithashtu se kishte udhëzuar të dërguarin e tij të posaçëm që të siguronte mbështetje mes vendeve myslimane për shqiptarët, në mënyrë që ata të uleshin në tryezë me Millosheviçin.
“I kam dhënë Chernomyrdin një avion të posaçëm për të udhëtuar në vendet myslmane për të fituar mbështetje për shqiptarët. Më pas do të jetë realisht e mundur që të ulim shqiptarët dhe serbët në tryezën e negociatave. Pas kësaj, mund të sqarojmë të gjithë çështjen së bashku, SHBA, Rusia, Jugosllavia dhe NATO. Këto janë propozimet e mia Bill”, thotë Yeltsin.
Por, Clinton i përsërit se qëndrimi amerikan për prezencë ndërkombëtare ushtarake është i palëkundur.
“Nëse prania ndërkombëtare nuk ka elementin ushtarak, shqiptarët nuk do të kthehen kurrë. Forcat serbe kanë djegur fshatrat, i kanë djegur të gjallë, përdhunuar fëmijë dhe nuk ka asnjë mundësi që ata të kthehen pa mbrojtje ushtarake. Nuk më intereson shumë se si do të quhet forca ushtarake ndërkombëtare, por di që nëse nuk përfshihet NATO, as nuk do të çarmatosim dot shqiptarët. Ne mund ta çarmatosim UÇK-në”, thotë Clinton.
Presidenti amerikan mohon në këtë telefonatë akuzat e Moskës se SHBA po armatos UÇK-në.
“Përkundër asaj që the ti, ne nuk po i armatosim ata. Ka një propozim në Kongres për t’i armatosur, por unë kundërshtoj idenë që SHBA dhe Rusia të fillojnë të bëjnë garë për armatosje në atje duke i hedhur më shumë benzinë zjarrit. Prandaj, kam kundërshtuar kërkesat për të armatosur shqiptarët”, thotë Clinton.
Presidenti i SHBA i thotë atij rus se mes opsioneve që kishte në tryezë ishte edhe ai i një misioni ushtarak ndërkombëtar pa praninë e Rusisë. Por, ai e konsideron një gabim të rëndë lënien jashtë të Rusisë.
“Tek e fundit, ka edhe një minoritet serb në Kosovë dhe ata kanë të drejtën që të ndjehen të mbrojtur. Është imperative që shqiptarët të ndjehen të mbrojtur, serbët të ndjehen të mbrojtur dhe mbi këtë bazë ne mund të çarmatosim shqiptarët”, thotë Clinton.
Presidenti amerikan i thotë Yeltsin se nuk do të miratojë një mision ndërkombëtar në Kosovë që nuk do të garantonte mbrojtjen e serbëve dhe këtë deklaron se mund ta bëjë prania e Rusisë në këtë mision. Sa për pezullimin e bombardimeve, Clinton i thotë Yeltsin se bombardimet ndërpriten menjëherë nëse Millosheviç tërheq ushtrinë nga Kosova.
“Ato do të ndalonin që nesë nëse Millosheviç nis tërheqjen e ushtrisë së tij. Problemi i pezullimit të bombardimeve pa tërheqjen e trupave është se në të shkuarën, Millosheviç nuk e ka mbajtur fjalën. Na u premtua në tetor tërheqja e trupave, por në vend të kësaj ai dërgoi 40 mijë ushtarë dhe 300 tanke të tjera dhe nisi të zbatojë planin e vet. Tani, duhet të na tregojë me vepra tërheqjen, jo vetëm me fjalë”, thotë Clinton./GazetaShqip/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale
LD themeloi Forumin e Gruas, me të do të udhëheqë deputetja Saranda Imeri
Gjakovë, policia arreston gruan që kishte rrahur djalin e saj të mitur
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian
Zhduket një vajzë në Prishtinë
Demokracia në Veprim: Gjysma e parë e fushatës - me shumë aktivitete por me gjuhë nxitëse dhe të urrejtjes nga partitë politike
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova