E plotësuar: Gazetarja e Telegrafit, Blinera Mehmeti raporton se tashmë dy autoblinda dhe disa automjete të karabinierëve italianë janë larguar nga Ura e Ibrit.

Tani në këtë zonë në pjesën veriore të urës, kanë mbetur vetëm dy autoblinda dhe dy automjete tjera.


Aty është parë edhe vetura e Policisë së Kosovës.

Kjo prani e shtuar e trupave ishte pjesë e ushtrimeve të zakonshme dhe trajnimeve periodike të cilat, sipas KFOR-it, janë të destinuara për të testuar procedurat dhe për të ruajtur standardet operacionale. /Telegrafi/

456215377 815115294120416 8428309294386147331 n

456512251 838858208018212 4332701223593722224 n

---

Forca të shumta të karabinierëve edhe sot te Ura e Ibrit, thonë se po vazhdojnë "stërvitjet"

Forca të shumta të karabinierëve italianë janë parë edhe sot në Urën e Ibrit.

Siç raporton gazetarja e Telegrafit, Blinera Mehmeti aty janë vendosur edhe katër autoblinda dhe disa automjete të tjera.

Gazetares i është thënë se janë bërë ushtrime të zakonshme.

455132756 1195911371660248 3198887231064090712 n

Shtim të pranisë së trupave të KFOR-it ka pasur edhe gjatë ditës së djeshme.

E për këtë gjë KFOR-i tha se kjo “është pjesë e trajnimit periodik që KFOR-i kryen për të testuar procedurat e tij të veprimit dhe për të ruajtur standardet më të larta operacionale”.

Forcat paqeruajtëse të udhëhequra nga NATO-ja në Kosovë, thanë se janë të gatshme të trajtojnë çdo zhvillim që ka të bëjë më sigurinë, ndërsa ritheksuan mbështetjen ndaj bisedimeve për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, të lehtësuara nga Bashkimi Evropian. /Telegrafi/

455130049 367557746400760 4223119754821000958 n

455621463 888182650036944 2787081579347732040 n

455798789 868898391788694 33930294462646910 n

456380107 434180659641249 8231637968646207114 n

456382603 1231009398082488 6071437506323979732 n

457645830 1493523151528283 8725847118049595479 n