Uji është në gjendje të bëjë shkatërrime katastrofale. Kjo nuk vihet në diskutim. Por si krijohet nga uji, ky element kaq paqësor, një forcë e tillë e paparë që vë përpara çdo gjë që i pret rrugën?
Duket sikur shtëpitë të jenë ngritur me kartonë dhe makinat që ndodhen nën masat ngjyrë kafe të ujit të ishin lodra kalamajsh. Kontejnerë ngrihen përpjetë nga uji, bodrume kthehen brenda pak minutash në gracka të rrezikshme për jetën. Me elementët e saj të dhunshëm, natyra është duke na treguar gjithnjë se kush e ka pultin komandues. Njerëzit jo që jo.
Por si krijohet nga uji një forcë e tillë shkatërruese? Kësaj pyetjeje i jep përgjigje Dr. Michael Dietze, nga seksioni i gjeomorfologjisë në Qendrën Helmholc të Pocdamit.
Ajo që duhet ditur është se një metër kubik ujë peshon një ton. Kjo nuk është pak! Që do të thotë se “Uji është në gjendje të krijojë forcë shumë të madhe kur has me pengesa. Dhe kur kjo forcë vihet në lëvizje atëherë krijohet një fuqi e madhe që është në gjendje të ngrejë përpjetë kontejnerët dhe makinat, nëse ato nuk janë të fiksuara diku”, thotë Dietze.
“Kësaj i shtohet edhe fenomeni i erozionit, i cili shkatërron sipërfaqet e qëndrueshme: Pjesa e sipërme e tokës merret me vete nga uji që rrjedh.”
Në qendrën GFZ Pocdam, bëhen studime për të parë se si vihet në lëvizje uji, si i krijon valët e dallgëve dhe me çfarë fuqie ia hap rrugën vetes kur rrjedh nëpër natyrë.
Reshjet e mëdha për shembull janë një nga rreziqet që nënvleftësohen shpesh, paralajmëron Shërbimi Sinoptik Gjerman (Deutsche Wetterdienst). Është e vështirë të bësh parashikime për përmbytjet, dhe ato rrallë ndodhin vetëm një vend të vetëm. Meteorologët mund të bëjnë parashikime për rajone të caktuaara, por nuk janë në gjendje të thonë me saktësi kur dhe si do të bjerë shiu në një vend të caktuar, thuhet në faqen e internetit të DWD-së.
Prandaj mund të ndodhë që të ketë dëme të mëdha në vende për të cilat fillimisht nuk është menduar se do të kishte reshje, ose në vende që nuk ndodhen afër lumenjve të mëdhenj apo luginave të ngushta.
Gjeomorfologu Dietze shpjegon se “reshjet e mëdha sjellin sasi të mëdha uji në tokën e ngopur ku ka pasur reshje më parë, dhe kur toka nuk është më në gjendje të pijë ujë.”
Lloje të ndryshme toke
Në rastet e përmbytjeve rol luan jo vetëm sasia e ujit, por edhe përbërja e tokës ose më shumë aftësia e tokës për të lënë ujin të depërtojë. Pyetja është sa është në gjendje toka të pijë ujin, ta rezervojë apo ta lejë të depërtojë?
Rol këtu luajnë faktorë siç janë madhësia e poreve të pjesëzave të tokës ose e ashtuquajtura koloide e tokës. Koloidet krijohen kur madhësia e grimcës së tokës e ka diametrin mesatar më të vogël se 2 mikrometra (0,002 mm).
Këto pjesëza janë aq të vogla, saqë nuk mund të shihen me sy. Por meqenëse janë kaq të vogla, kanë sipërfaqe të madhe dhe bashkohen kështu me molekulat e ujit. Kjo bën që toka të tilla të bëhen të padepërtueshme nga uji.
Argjila përmban shumë koloide, pas saj vjen balta, që përbëhet nga argjila dhe rëra. Balta për shembull pi shumë pak ujë.
Tokat ranore nga ana tjetër, për shkak të madhësisë së grimcave kanë shumë pore të mbushura me ajër, por përmbajnë pak koloide. Prandaj nuk e mbajnë ujin. Uji kullon menjëherë.
Toka baltë përmban argjilë, por ka më pak pore. Toka argjilore kur është ngopur një herë me ujë, është në gjendje ta rezervojë ujin më shumë se toka ranore.
Nëse kihen parasysh këto lloje të ndryshme toke, atëherë mund të dallohet si rritet aftësia e ujit për tu rezervuar duke filluar nga toka ranore deri tek tokat kënetore.
Uji e hap vetë rrugën
Por pavarësish nga lloji i tokës, kur toka ngopet ujit nuk i mbetet që tjetër për të bërë përveçse të rrjedhë në sipërfaqe. Kështu, uji ia hap rrugën vetes deri sa mbërrin në përrenj dhe lumenj. “Nëse në këtë rrugë krijohen ngushtica, atëherë shpejtësia rritet shumë,” thotë Dietze.
Në stacionin ekologjik të Universitetit të Këlnit për shembull uji rrjedh në kushte normale me një shpejtësi prej 1 deri 2 metra në sekondë.
“Sa më e madhe të jetë shpejtësia, aq më e madhe është forca e goditjes, sidomos në argjinatura dhe tek këndet e ndërtesave, dhe sa më i thellë të jetë lumi aq më shumë forcë krijon uji në thellësi: Atje ku është i rrjedhshëm, ka fuqi për të një ngritur një peshë disakilshe. Kaq mjafton për të marrë me vete rërë, gurë dhe zhavorr,” thotë Dietze më tej.
Përzierje e rrezikshme: Jo vetëm ujë
Vetëm uji nuk mjafton për të shkatërruar shtëpi dhe rrugë. Por puna nuk është vetëm tek uji, por edhe tek gjërat që uji merr me vete. Ato përplasen me tokën, rrugët dhe muret e shtëpive duke sjellë me vete fuqi të madhe erozioni.
“Nëse ato fillojnë të shkatërrohen, atëherë materiali që ndodhet nën vete lëviz lehtë”, shpjegon Dietze. Kështu krijohen të çara, zgavra, sepse rrugët dhe shtëpitë ndërtohen shpesh në tokë të pangjeshur mirë. Materialet e tjera prishen lehtë.
“Ky efekt i përbashkët i materialit që merr uji me vete dhe i forcës për të marrë me vete material të tjera, i jep ujit që rrjedh me shpejtësi një forcë të tillë që është në gjendje të shkaktojë dëme të mëdha në një kohë të shkurtër”.
Michael Dietze thekson se përmbytje të tilla krijohen kudo në vendet ku bien reshje të mëdha. Me rreziqe të mëdha janë të lidhura reshje të tilla në zonat e larta, ku si pasojë shkatërrohen digat e liqeneve ose në majat e malit prej nga zbresin akujt e shkrirë, duke shkaktuar përmbytjen e luginave.
Bodrumet- zona rreziku
Por rreziqet nga përmbytjet nuk vijnë vetëm prej erozioneve. Sasitë e mëdha të ujit janë të rrezikshme si në natyrë ashtu edhe në ndërtesa. Sidomos bodrumet kthehen shpejt në zona vdekjeprurëse. Prandaj, zjarrfikësit paralajmërojnë që në raste përmbytjesh të mos shkohet nëpër bodrume.
Nëse uji ka depërtuar një herë në bodrum, nuk duhet të shkohet më atje edhe kur aty ndodhen gjëra me vlerë.
Sepse uji ushtron nga jashtë presion shumë të madh tek dritaret dhe dyert. “Kur niveli i ujit është madje më i vogël se 50 centimetra, sasia e ujit në bodrume mund të sjellë probleme për hapjen e dyerve”, paralajmëron Christoph Schöneborn, zëdhënës i shoqatës së zjarrfikësve në Landin e Renanisë Veriore- Vestfalisë.
Në varësi nga shpejtësia e ujit, bodrumi mund të kthehet në një kohë të shkurtër në rrezik, sepse bëhet e pamundur të dilet nga dyert dhe dritaret.
Por rreziqet nuk vijnë vetëm prej ujit. Në bodrumet e mbushura plot rreziqet vijnë edhe nga telat elektrikë, nga kimikatet e mbledhura ose nga papastërti të tjera si fekale, mikrobe apo baltë. Më shumë informacione për kujdesin në raste katastrofe dhe veprimet e duhura në situata emergjence jep Këshilluesi i Entit Federal për Mbrojtjen e Popullsisë dhe ndihmës në raste katastrofash.
Para mbërritjes së ujit
Përderisa jepen këshilla për kujdesin në raste emergjencash, a ka mundësi për të bërë paralajmërimin për situata të rrezikshme të motit?
“Nga parashikimet e motit mund të bëhen paralajmërimet”, thotë Dietze. “Për shembull parashikimet e motit mund të mblidhen në modele hidrologjike për të bërë parashikimin për propabilitetet e përmbytjeve.”
Por, problematike janë proceset erozive.
“Është e vështirë që të bëhen parashikime për to, sepse këto procese zhvillohen shumë shpejt dhe është e pamundur të bëhet vlerësimi i intensitetit të tyre,” thotë gjeomorfologu.
Me ndihmën e fotografimeve satelitore dhe sidomos me ndihmën e sizmometrave studiuesit po mundohen prej vitesh që të ndjekin ‘live’ valët e përmbytjeve dhe të përllogarisin intensitetin e tyre. Këto lloj studimesh janë ende në fillesat e tyre, thotë Dietze, megjithatë ato kanë potencial të madh për të bërë sa më shpejt paralajmërimin e popullsisë për përmbytje të tilla. /DW/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
A do të votohen të emëruarit e Trumpit – çka na tregon e kaluara e Senatit?
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Arsyeja pse Trump mund ta shkarkojë drejtorin e FBI-së, të cilin e kishte punësuar vetë dikur
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj
Shkencëtarët kanë konfirmuar se çfarë ka brenda Hënës
A do të votohen të emëruarit e Trumpit - çka na tregon e kaluara e Senatit?
Publikohet një dokument prej 1000 faqesh që detajon planet e Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë
Turqia po zhvillon një raketë balistike hipersonike me rreze veprimi prej 1000 kilometrave
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj