LAJMI I FUNDIT:

“Forbes”: Saranda ndër 15 tregjet më të mira evropiane të Krishtlindjes

“Forbes”: Saranda ndër 15 tregjet më të mira evropiane të Krishtlindjes

Qyteti bregdetar i Sarandës përveçse një nga destinacionet turistike më të preferuara gjatë verës, tashmë për herë të parë është zbukuruar e bërë gati për të pritur edhe në stinën e dimrit vizitorë vendas e të huaj.

Atmosfera e mrekullueshme festive e Krishtlindjeve në këtë qytet, është renditur si një ndër 20 vendet më të bukura sipas revistës prestigjioze “Forbes”.

Këtë lajm e ndau në rrjetin e tij social edhe kryetari i bashkisë së Sarandës Oltion Çaci. ai shkruan se Saranda ka arritur të zërë vendin e 15-të nga 142 destinacione, dhe kjo është një arritje e jashtëzakonshme për qytetin bregdetar.


Në shkrimin e prestigjiozes “Forbes”,  Saranda përshkruhet si një qytet modern, dinamik dhe një nga destinacionet më perfekte në 365 ditë të vitit, për pushime me diell apo me borë.

Festat e fundvitit e kanë shndërruar pedonalen e qytetit në një nga vendet e çudirave dimërore nga data 6 dhjetor deri më 2 janar.

Në shëtitoren e qytetit mbizotërojnë dekorime vezulluese, shtëpizat prej druri. Por turistët përveç këtyre do të kenë mundësinë të shijojnë edhe kuzhinën lokle, punimet e artizanëve dhe produktet rajonale./RTSH

Në trend Lajme

Më shumë
Zbulimi i kultivimit të hashashit nën tokë, kryeprokurori i Pejës: Kemi dyshime për laborator droge

Zbulimi i kultivimit të hashashit nën tokë, kryeprokurori i Pejës: Kemi dyshime për laborator droge

Kronika e Zezë
Supremja hedh poshtë kërkesën e Salih Mustafës për zbutje të dënimit

Supremja hedh poshtë kërkesën e Salih Mustafës për zbutje të dënimit

Drejtësi
“Fëmijët tri, katër orë para ekraneve” - psikologia Deliu tregon sa për qind të rasteve i trajton nga varësia teknologjike

“Fëmijët tri, katër orë para ekraneve” - psikologia Deliu tregon sa për qind të rasteve i trajton nga varësia teknologjike

Shëndetësi
Cakolli: Qeveria aktuale ushtron të gjitha kompetencat e saj kushtetuese deri në certifikimin e rezultateve nga KQZ

Cakolli: Qeveria aktuale ushtron të gjitha kompetencat e saj kushtetuese deri në certifikimin e rezultateve nga KQZ

Lajme
Raportimet për tërheqjen e trupave amerikane, “OCTOPUS” i quan propagandë dhe manipulim për të krijuar frikë në Ballkan

Raportimet për tërheqjen e trupave amerikane, “OCTOPUS” i quan propagandë dhe manipulim për të krijuar frikë në Ballkan

Lajme
Kërkohet ndihma e qytetarëve për identifikimin e personit të dyshuar për kanosje në Prishtinë

Kërkohet ndihma e qytetarëve për identifikimin e personit të dyshuar për kanosje në Prishtinë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori