LAJMI I FUNDIT:

Forbes e vlerëson Shqipërinë si vend me turizëm të lirë

Forbes e vlerëson Shqipërinë si vend me turizëm të lirë

Revista Forbes e rendit Shqipërinë si destinacionin më të lirë të botës për 2017-tën. Revista e njohur e cilëson bregdetin shqiptar si më të përballueshmin në të gjitha zonat ku mbërrin dollari, nga Vietnami deri në Las Vegas.

Në këtë cep të harruar të Europës, aty ku jo çdokush shkon, mund të gjesh akomodim deri në 5 dollarë personi, thuhet në artikull.

Duke vendosur si pamje ilustruese një foto nga Saranda, ai sugjeron pa ngurrim jugun e Shqipërisë dhe rivierën shqiptare për të gjithë udhëtarët e këtij viti.


Me plazhe fantastike përgjatë bregdetit të saj, përfshirë portin e Sarandës, Shqipëria u ofron vizitorëve shansin të shijojnë ujërat e Mesdheut për një fraksion të çmimit të zakonshëm, thekson Forbes, që përmend gjithashtu zonat e mrekullueshme historike, ku hyrja është ose falas, ose kushton nga 2 deri në 5 dollarë.

Nga qyteti mesjetar i Gjirokastrës tek rrënojat e Butrintit, do të gjeni një pamje shumë të ndryshme të Evropës, të cilën ia vlen ta vizitosh përpara se të dynden të gjithë, është këshilla e revistës.

Ky vlerësim vjen në kohën kur vendi është në kulmin e sezonit të tij turistik e me mijëra turistë kanë vërshuar në brigjet e Adriatikut e të Jonit, ndërsa nuk mungojnë dhe të huajt që preferojnë malin e destinacionet e aventurës, së bashku me zonat e trashëgimisë kulturore.

Edhe një raport i fundit i Eurostat, zyra e statistikave të BE-së, i klasifikon restorantet dhe hotelet shqiptare si më të lirat në Evropë, krahasuar sigurisht me standardet e vendeve të tjera të kontinentit të vjetër.

Shqipëria ka marrë më herët edhe vlerësimin e CNN si një prej 17 destinacioneve globale që nuk duhen humbur në 2017-tën, në një kohë kur lista përfshin edhe vendet e tjera të njohura si, SHBA, Kanada, Francë, Danimarkë dhe Australi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Lajme
Opozita serbe në Kosovë paralajmëron mobilizimin e serbëve në 'mbrojtje' të Vuçiqit

Opozita serbe në Kosovë paralajmëron mobilizimin e serbëve në 'mbrojtje' të Vuçiqit

Politikë
Avokati Gashi për mos zbatimin e vendimit të gjykatës nga Kurti: Është gabim, institucionet dhe ligji duhet respektuar

Avokati Gashi për mos zbatimin e vendimit të gjykatës nga Kurti: Është gabim, institucionet dhe ligji duhet respektuar

Lajme
“Fundi i presidentit autokratik”, Dimiq: Vuçiqi është psikopat që kërcënon popullin e tij

“Fundi i presidentit autokratik”, Dimiq: Vuçiqi është psikopat që kërcënon popullin e tij

Politikë
KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

Lajme
E përmendi kryeministrin disa herë gjatë seancës së Kuvendit të Serbisë, këshilltari i Kurtit i reagon Brnabiqit

E përmendi kryeministrin disa herë gjatë seancës së Kuvendit të Serbisë, këshilltari i Kurtit i reagon Brnabiqit

Lajme
Kalo në kategori