Një gjë e rrallë ka ndodhur në Itali në veçanti me trajnerin e Romës, Paulo Fonseca.
Tekniku portugez ka dalë në konferencë për shtyp para ndeshjes me Juventusin e cila zhvillohet me fillim nga ora 20:45 në Olimpico.
Gazetarët e pranishëm vazhdimisht bënin pyetje për lojtarët që do të luajnë, teksa Fonseca i ka befasuar të gjithë.
Trajneri i Romës ka bërë një gjë që nuk është parë më parë në futboll, pasi një dit para ndeshjes ka zbuluar formacionin titullar.
🎙️ Nella conferenza stampa di oggi, Paulo Fonseca ha annunciato la formazione giallorossa per #RomaJuve
Le sue parole 📄 https://t.co/7x5jvhBoFH#ASRoma pic.twitter.com/S2ZxBnyeSu
— AS Roma (@OfficialASRoma) September 26, 2020
E nga minuta e parë ndaj kampionit në fuqi të Italisë do të luaj edhe mbrojtësi shqiptar Marash Kumbulla.
“Nëse diçka e paparashikuar nuk ndodh deri nesër atëherë lojtarët që do të luajnë do të jenë: Mirante, Mancini, Ibanez, Kumbulla, Santon, Spinazzola, Veretout, Pellegrini, Pedro, Mkhitaryan dhe Dzeko”, deklaroi tekniku portugez.
Mbetet të shihet deri sonte ora 20:45 kur edhe publikohen formacionet zyrtare, nëse Fonseca do të ndryshojë ndonjë gjë. /Telegrafi/
🟨🟥 Match Preview 🟥🟨
▶️ Su RomaTV+, tutto quello che c'è da sapere in vista di #RomaJuve #ASRoma
— AS Roma (@OfficialASRoma) September 26, 2020