Një hap i rëndësishëm për mbështetjen e arsimit dhe zhvillimin e brezave të rinj është realizuar sot nga Fondacioni Golden Eagle, në bashkëpunim me kompaninë Frutex, duke shpërndarë edhe 35 bursa për studentët pasi muajin e kaluar ishin shpërndarë gjithashtu 35 bursa të tjera për vitin akademik 2024/2025.
Vlera e bursës për secilin student është 800 euro dhe ky projekt është pjesë e angazhimit të vazhdueshëm të Fondacionit Golden Eagle për të ndihmuar studentët e talentuar.
Drejtori i Frutex, Shaqir Palushi, i cili është një nga nismëtarët kryesorë të këtij projekti, theksoi rëndësinë e arsimit dhe mbështetjes për studentët.

“Fondacioni Golden Eagle do të ndajë 35 bursa, duke iu përzgjedhur juve në mesin e rreth një mijë studentëve që kanë aplikuar deri më tani. Këto bursa nuk janë vetëm një mbështetje financiare për ju, por edhe një mbështetje për rrugën që keni zgjedhur drejt suksesit. Pa dyshim se ju do të bëheni liderë dhe arkitektë të së ardhmes dhe do të jeni model për gjeneratat e reja se si duhet dhe mund të ndihmohet dhe ndërtohet atdheu”, ka thënë Palushi.
Për studentët që përfitojnë nga këto bursa, kjo është një mundësi e jashtëzakonshme që ndihmon për të realizuar ambiciet e tyre.
Arson Racaj, student i fakultetit Teknik nga Klina, u shpreh se ai nuk e priste fitimin e bursës, por e konsideron atë si një mundësi të shkëlqyer.

“Me të thënë të drejtën, nuk e kam pritë fitimin e kësaj burse, po megjithatë më duket nga Fondacioni Golden Eagle një veprim i mirë, pasi i jep përkrahje studentëve që kanë mesatare të lartë. U gëzova shumë dhe besoj që do të më ndihmojë shumë”, ka thënë ai.
Një tjetër studente, Vesa Gashi nga fshati Leshan i Komunës së Suharekës, tha se ndihma është shumë e rëndësishme për studentët që përballen me sfida të ndryshme gjatë studimeve.

“Ne si studentë gjithmonë hasim në sfida të ndryshme dhe familjet që kanë më shumë se një fëmijë në shkollë, padyshim kanë nevojë për ndihmë dhe mbështetje”, tha Vesa.
Edhe Agnesa Daka, studente në Fakultetin Ekonomik nga Suhareka, falënderoi Fondacionin Golden Eagle për mundësinë e ofruar.

“Jam shumë mirënjohëse për mundësinë që më është dhënë dhe për ndihmën e madhe financiare. Ky është edhe një inkurajim për mua që të vazhdoj përpjekjet e mia dhe një ditë, kur të kem mundësinë, të ndihmoj dikë tjetër, ashtu siç na kanë ndihmuar edhe ne”, tha Agnesa.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Nga nesër ndryshon orari i aplikimit të tarifës së ultë të energjisë

Një moment krenarie për Jaffa Plus dhe Kosovën!

Kosova dhe Maqedonia e Veriut drejt integrimit ekonomik, sfidat dhe mundësitë

Prilli i suksesit - Zbuloni ofertat me Telegrafi Jobs!

Kurti udhëton sot drejt Gjermanisë, merr pjesë në panairin ndërkombëtar “Hannover Messe 2025”

Rregullat e reja të BE-së për eksport dhe import i zë “befas” bizneset në Kosovë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

A po shuhet përfundimisht dialogu Kosovë-Serbi? - Analistët në Beograd: Kosova s’është më temë

Aksident me fatalitet në Bresje të Fushë-Kosovës, mbyllet përkohësisht rruga Prishtinë-Pejë

Bota ngritet kundër Elon Muskut, 200 protesta në ditë kundër pronarit të Teslas

Goditeni nga rryma sa herë që prekni diçka? Ekspertët zbulojnë pse ndodh kjo dhe si të parandaloni

Prindërit e Gjestit thonë dy fjalë për Egli Takon, i kërkojnë falje familjarëve të saj

Bournemouth vendos çmimin për Antoine Semenyo – kërkohet nga tre klube të mëdha angleze