Aktiviteti i përvitshëm i Fondacionit “Agim Lluka” që realizohet me 15 shtator ka vazhduar të hënën me dhurimin e librave të përzgjedhur për Bibliotekën e qytetit të Prizrenit.
Drejtuesit e kësaj biblioteke kanë mirëpritur pasurimin e fondit librar me tituj të ndryshëm, dedikuar të gjitha gjeneratave, raporton Telegrafi.
“Për neve si Bibliotekë çdo libër që vjen është më se i mirëseardhur. Por kur vijnë në këtë formë, pra si dhuratë, dhe me qëllimin e përkujtimit të kontributit të çmuar, të një personaliteti si Agim Lluka i ndjerë, atëherë na nderojnë jashtëzakonisht shumë. Sepse kësisoj vazhdohet porosia e një personi që e ka dashur librin dhe ka mbështetur të rinjtë. Shpresojmë që të kemi edhe bashkëpunime tjera me këtë fondacion”, ka thënë drejtoresha e Bibliotekës së qytetit, Sahadete Sadikaj-Kukaj.
Sipas saj ky fond librar do të shërbejë për nxitjen e interesimit të fëmijëve e të rinjve për librin.
“Qëllimi i Bibliotekës është nxitja e interesimit për lexim tek të gjitha grupmoshat dhe në kuadër të këtij donacioni ka libra të kategorive të ndryshme, duke filluar nga ato dedikuar fëmijëve. Shpresojmë se edhe ky fond librar do të jetë një kontribut që të nxiten fëmijët dhe të rinjtë të lexojnë sa më shumë”, ka deklaruar Sadikaj-Kukaj.
Ndërkaq drejtoresha e Fondacionit, Lemane Lluka ka sqaruar se dhurimi i këtyre librave është vazhdimi i traditës në kujtim të përpjekjeve e idesë së Agim Llukës për të afruar librin tek fëmijët.
“Çdo vit, më datën 15 shtator, dhurohen libra për shkak të idesë së të ndjerit që libri të vijë sa më shpejtë tek fëmijët e nxënësit, që ata të lexojnë dhe të arrijnë sa më shumë suksese. Pa lexim vështirë se mund të arrihen suksese të mëdha. Me këtë aktivitet ne po e vazhdojmë idenë e Agim Llukës, pasi secili libër ka vlerë”, ka thënë ajo, duke shpjeguar se librat e dhuruar i dedikohen moshave të ndryshme, prej fëmijëve e deri te të rriturit, raporton Telegrafi.
Agim Lluka ka ndërruar jetë në tetor të vitit 2021. Ai ka kontribuar në zhvillimin e jetës letrare, arsimore e kulturore edhe në sistem paralel, duke e vënë shtypshkronjën “Dukagjini” në shërbim të institucioneve të Kosovës gjatë kohës së okupimit.
Fondacioni “Agim Lluka” është krijuar për të nderuar dhe vazhduar misionin e tij, që gjithmonë është bazuar në mbështetje dhe avancim të gjeneratave të reja. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
![Muzeu i Nënë Terezës në Prizren hapet zyrtarisht në 17-vjetorin e pavarësisë së Kosovës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/muzeu-i-nene-terezes-brenda-380x233.jpg)
Muzeu i Nënë Terezës në Prizren hapet zyrtarisht në 17-vjetorin e pavarësisë së Kosovës
![Numërimi i votave të kandidatëve në Prizren, deri tani 28 kuti të përpunuara nga 236 sosh](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/qnr-prizren-dnv-e1739552907856-380x233.jpg)
Numërimi i votave të kandidatëve në Prizren, deri tani 28 kuti të përpunuara nga 236 sosh
![Vlerësimi i Ndikimit në Mjedis për zgjerimin e deponisë në Landovicë diskutohet pa pjesëmarrjen e qytetarëve](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/vnm-zgjerimi-i-depos-landovice-dp-380x233.jpg)
Vlerësimi i Ndikimit në Mjedis për zgjerimin e deponisë në Landovicë diskutohet pa pjesëmarrjen e qytetarëve
![Dafina Zeqiri dhe bashkëshorti i saj darkojnë me Richard Grenell në Gjermani](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/image-1407997-e1739650483809-780x439.jpg)
Dafina Zeqiri dhe bashkëshorti i saj darkojnë me Richard Grenell në Gjermani
![Katër banorë të rinj do të futen sonte në Big Brother VIP Albania 4](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kater1-780x439.jpg)
Katër banorë të rinj do të futen sonte në Big Brother VIP Albania 4
![Lufta në Ukrainë, SHBA u dërgon nga gjashtë pyetje shteteve evropiane](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/page-88-780x439.jpg)
Lufta në Ukrainë, SHBA u dërgon nga gjashtë pyetje shteteve evropiane
![Gjesti flet më në fund për Diellën 'misterioze' para publikut: Ajo vajzë më ka mbajtur me bukë, ndihem në borxh me të](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/djdjdjd-780x439.png)
Gjesti flet më në fund për Diellën 'misterioze' para publikut: Ajo vajzë më ka mbajtur me bukë, ndihem në borxh me të
![Ronaldo Nazario emëron ish-shokun te Real Madridi si më të dobëtin që ka parë në karrierë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ronaldo-2-780x439.png)
Ronaldo Nazario emëron ish-shokun te Real Madridi si më të dobëtin që ka parë në karrierë
![Pamje të reja nga zjarri që përfshiu hotelin në Brezovicë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zjarri-hoteli-780x439.jpg)
Pamje të reja nga zjarri që përfshiu hotelin në Brezovicë
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ballkan-summit-380x233.jpg)
A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat
![Pas përhapjes së fotografive në gjendje jo të mirë shëndetësore, Bebe Rexha reagon ashpër në Instagram: As e sëmurë nuk mund të jesh në paqe](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/bebe-780x439.jpg)
Pas përhapjes së fotografive në gjendje jo të mirë shëndetësore, Bebe Rexha reagon ashpër në Instagram: As e sëmurë nuk mund të jesh në paqe
![Koloneli shqiptar, pjesë e qeverisë së re në Siri: Kosova e kërkoi njohjen, por nga niveli shumë i ulët](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/e4b3e67c-dbb2-4803-b7b0-d1371debac6c-780x439.jpg)
Koloneli shqiptar, pjesë e qeverisë së re në Siri: Kosova e kërkoi njohjen, por nga niveli shumë i ulët
![Reagimi i sinqertë i Oleksandr Usyk ndaj pensionimit të Tyson Furyt - por ukrainasi ka dyshime](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/usyk-780x439.jpeg)
Reagimi i sinqertë i Oleksandr Usyk ndaj pensionimit të Tyson Furyt - por ukrainasi ka dyshime
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/egli-gjesti-1-780x439.png)
"Me mua asnjëherë nuk ka pasur lojë" - Pas injorimit, Egli ende beson në sinqeritetin e Gjestit
![Tyson Fury ka filluar një 'punë të re' disa javë pasi u pensionua nga boksi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/fury-780x439.png)
Tyson Fury ka filluar një 'punë të re' disa javë pasi u pensionua nga boksi
![Kosova pa 193 njohjet e premtuara](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/281289382_741900460152277_3996124371227527709_n-780x439.png)
Kosova pa 193 njohjet e premtuara