Për herë të parë më 29 nëntor do të mbahet Konventa e Prodhuesve të Kosovës, organizim ky nga Klubi i Prodhuesve të Kosovës me partnerë.
Klubi i Prodhuesve të Kosovës është një organizatë që ka për mision rrjetëzimin e anëtarëve, thellimin e bashkëpunimit dhe motivimin e prodhuesve vendorë.
Ndërtimi i urave të bashkëpunimit me institucionet shtetërore dhe promovimi i produkteve vendore është synim kyç, ashtu sikurse vetëdijësimi i qytetarëve për cilësinë e prodhimeve vendore – Made in Kosova.
Kështu, ky Klub, organizon Konventën e parë të Prodhuesve të Kosovës, nga 29 deri më 30 nëntor në hotel “Emerald” Në Prishtinë.
Mbi 300 kompani kryesisht nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia do të jenë prezente në këtë konventë, e cila ka për synim thellimin e bashkëpunimit mes prodhuesve.
Një prej pikave kryesore është fuqizimi i eksportit të prodhimeve “Made in Kosova”, me ç’rast do të lansohet edhe platforma digjitale “Made in Kosova”.
Po ashtu do të prezantohet edhe Qendra Kosovare për Përsosmëri të Prodhimit (KOCME) që do të ndikojë në rritjen e cilësisë së produkteve dhe besimit në prodhuesit vendorë.
Konventa e Prodhuesve Kosovarë vjen në vazhdën e një fushate të vetëdijësimit të qytetarëve për konsumim të prodhimeve vendore, pas zhvillimeve të fundit në vend.
Opinioni i konsumatorëve potencial dhe qytetarëve është më se i rëndësishëm për Klubin e Prodhuesve Kosovarë, në mënyrë që të hartohen politikat për përmirësimin e cilësisë dhe rritjen e besimit për prodhimet “Made in Kosova”.
Kështu, platforma e parë digjitale e grumbullimit dhe analizës së të dhënave, Pyper, ka realizuar një sondazh ku mund të shprehni mendimin tuaj për prodhimet “Made in Kosova” në prag të Konventës së parë të Prodhuesve.
Ndër pyetjet e rëndësishme që kërkohet mendimi juaj është “Sa shpesh bleni produkte Made in Kosova”, “Çka duhet të ndryshojnë prodhuesit vendorë në mënyrë që ju të konsumoni më shumë produkte Made in Kosova” apo edhe “çfarë ndikimi do të kishte konsumi i produkteve Made in Kosova në ekonominë e vendit?”.
Me mendimin e shprehur, ju përveç që do të merrnit pjesë direkt si kontribues në realizimin e një hulumtimi me informata të sakta që do të shërbente për prodhuesit që të rrisin cilësinë e prodhimeve “Made in Kosova”.
Në sondazh për prodhimet Made in Kosova në prag të Konventës së parë të Prodhuesve mund të merrni pjesë duke shkarkuar aplikacionin PYPER për Android dhe iOS.
Shkarko aplikacionin Pyper – iOs
Shkarko aplikacionin Pyper – Android
/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëRekord, mbi 52 milionë kilogramë mish importoi Kosova më 2024
Ruajtja e energjisë me bateri, Hashani: Projekt inovativ në Kosovë, ndër më të mëdhenjtë në botë për kokë banori
Nga kreativiteti në karrierë - Telegrafi po kërkon "Content Writer" të talentuar
Projekte të suksesshme në përhapjen e energjisë diellore në Kosovë,Shqipëri dhe Maqedoni nga UniSolar
Skijo dhe rri i lidhur në çdo moment me eSIM
Pro Transport - Lider në shërbimet e transportit dhe logjistikës
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025