LAJMI I FUNDIT:

Foda: Në fund të ndeshjes humbi respekti, situata nuk ndryshoi

Foda: Në fund të ndeshjes humbi respekti, situata nuk ndryshoi

Përzgjedhësi i Kosovës, Franco Foda, ka folur në konferencë për media duke thënë se në fund të ndeshjes humbi repsekti.

Lojtarët e Kosovës lëshuan fushë në kohën shtesë, kur rezultati ishte 0-0, ndërsa filluan thirrjet nga tribunat “Serbi, Serbi”.

“Në konferencën e djeshme kërkuam që çdokush të shfaq respekt brenda dhe jashtë fushës. Para ndeshjes u kam thënë futbollistëve që të tregojnë se si Kosova mund të luaj futboll dhe këtë e kemi treguar në mënyrë të shkëlqyer”.


“Fatkeqësisht në fund të ndeshjes humbi respekti. Dhe për këtë arsye fillimisht vendosëm që të largohemi nga fusha. Më pas kemi biseduar me futbollistët dhe gjithë të tjerët për t’u kthyer në fushë”.

“Por problemi është që situata në stadium nuk ndryshoi. Dhe për këtë arsye më pas vendosëm të gjithë së bashku të mos kthehemi në fushë dhe mos të vazhdojmë ndeshjen”.

“Më vjen keq për këtë, pasi ekipi bëri lojë të shkëlqyer sonte. Por çdo kush duhet ta respektojë faktin se ne jemi Kosova. Shpresoj që në të ardhmen UEFA të ndërmarrë hapa të duhur që ajo që ndodhi sonte mos të ndodhë prapë”, deklaroi Foda. /Telegrafi/ 

Në trend Sport

Më shumë
Inteligjenca Artificiale zbulon datën kur do ta fitojë Liverpooli titullin e Ligës Premier

Inteligjenca Artificiale zbulon datën kur do ta fitojë Liverpooli titullin e Ligës Premier

Premier League
Real Madrid konsideron transferimin e yllit të Bayern Munichut

Real Madrid konsideron transferimin e yllit të Bayern Munichut

La Liga
Armando Broja rikthehet te Evertoni si një 'bishë' - transformimi trupor i lë të habitur edhe bashkëlojtarët e tij te Evertoni

Armando Broja rikthehet te Evertoni si një 'bishë' - transformimi trupor i lë të habitur edhe bashkëlojtarët e tij te Evertoni

Premier League
Milani etiketon tre trajnerë për të zëvendësuar Conceicaon, Fabregas favorit

Milani etiketon tre trajnerë për të zëvendësuar Conceicaon, Fabregas favorit

Serie A
Barcelona propozon marrëveshje shkëmbimi para plus lojtar për Rafael Leaon

Barcelona propozon marrëveshje shkëmbimi para plus lojtar për Rafael Leaon

La Liga
Messi thyen heshtjen pas raportimeve se do të rikthehet tek Barcelona

Messi thyen heshtjen pas raportimeve se do të rikthehet tek Barcelona

Ndërkombëtare
Kalo në kategori