Fnatic kompleton ekipin e CS:GO
Fnatic kanë shpallur dy anëtarët e fundit për të plotësuar ekipin e tyre të CS:GO.
Christopher "dexter" Nong dhe Aurélien "afro" Drapier janë bërë pjesë e ekipit fnatic, për ta kompletuar pesëshen.
Dexter tani do të marr rolin e kapitenit nga mezii, i cili do të ketë mundësi të fokusohet në lojën e tij individuale më shumë.
Ndërsa afro do të luajë në rolin e snajperistit, në vend të nicoodoz.
Të dy lojtarët bashkohen ndërsa testi i parë i fnatic për sezonin e vjeshtës afrohet, IEM Cologne Play-in, i cili do të fillojë më 26 korrik.
Pas ardhjes së dexter dhe afro, ekipi i fnatic duket si më poshtë:
Freddy "KRIMZ" Johansson
Fredrik "roeJ" Jørgensen
William "mezii" Merriman
Christopher "dexter" Nong
Aurélien "afro" Drapier
/Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals






























