LAJMI I FUNDIT:

FMN: Trump po i shkurton ekonomisë botërore 430 miliardë dollarë

FMN: Trump po i shkurton ekonomisë botërore 430 miliardë dollarë

Rritja e tensioneve tregtare midis Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) dhe pjesës tjetër të botës mund t’i kushtojë ekonomisë botërore 430 miliardë dollarë, meqë Amerika pretendon se është “veçanërisht e pambrojtur” në një luftë tarifore të përshkallëzuar, ka paralajmëruar Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN).

Duke dhënë një qortim të ashpër për Donald Trump, FMN tha se kërcënimet aktuale të bëra nga SHBA dhe partnerët e saj tregtarë rrezikuan uljen e rritjes botërore deri në 0.5 për qind deri në vitin 2020 ose rreth 430 miliardë dollarë në Produktin e Brendshëm Bruto e humbur në mbarë botën.

“Edhe pse të gjitha ekonomitë do të vuanin nga përshkallëzimi i mëtejshëm, SHBA-ja do të gjejnë veten si fokusi i hakmarrjes botërore, me një përqindje relativisht më të lartë të eksporteve të tatuara në tregjet botërore. Prandaj, është veçanërisht e ndjeshme”, njoftoi FMN, përcjell Telegrafi.


Lufta tregtare me Kinën, SHBA shton listën e produkteve me vlerë 200 miliardë dollarë
Lexo po ashtu Lufta tregtare me Kinën, SHBA shton listën e produkteve me vlerë 200 miliardë dollarë

Trump thelloi mosmarrëveshjet e tij me Kinën javën e kaluar duke propozuar 10 për qind tarifa mbi 200 miliardë dollarë të mallrave kineze që hynë në vend, me këtë vendim të ri që i shtohet 34 miliardë dollarëve për tarifat që u vendosën zyrtarisht ndaj Pekinit në fillim të muajit.

BE-ja kërkon nga Kina, SHBA-ja dhe Rusia të parandalojnë konfliktet tregtare
Lexo po ashtu BE-ja kërkon nga Kina, SHBA-ja dhe Rusia të parandalojnë konfliktet tregtare

Presidenti amerikan po ashtu tronditi krerët evropianë duke etiketuar BE-në një nga “armiqtë” më të mëdhenj mbi tregtinë dhe la pas një gjurmë kaosi politik në Britani të Madhe nga vizita e tij. /Telegrafi/