Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) paralajmëroi se rreziqet ndaj sistemit financiar global janë rritur në 6 muajt e fundit dhe mund të përkeqësohen shpejtë nëse vazhdojnë presionet në tregjet në zhvillim dhe lufta tregtare merr vrull.
Fondi theksoi gjithashtu kushtet e thjeshtëzuara financiare po sjellin rritjen e niveleve të borxhit dhe fryrjen e çmimit të aktiveve, pavarësisht se rregulloret janë ashpërsuar 1 dekadë pas krizës financiare.
“Rreziqet në afat-shkurtër ndaj stabilitetit financiar janë rritur. Pjesëmarrësit e tregut nuk janë të shqetësuar mjaftueshëm mbi rrezikun e tkurrjes së shpejtë të kushteve financiare”, deklaroi Fondi.
Drejtori i tregjeve të kapitalit i Organizatës, Tobias Adrian, tha se goditjet ndaj sistemit mund të vijnë në forma të ndryshme, si rritja e papritur e inflacionit që do të shkaktojë rritjen e shpejtë të normave të interesit apo nëpërmjet një Brexit të “çrregullt”.
Rritja e shpejtë e borxhit në Kinë gjatë viteve të fundit përbën gjithashtu një shqetësim, pavarësisht se autoritetet kanë ndërmarrë masa për ta frenuar.
Në raport, Fondi theksoi gjithashtu se rritja ekonomike ka arritur majën, ndërsa hendeku mes vendeve të zhvilluara dhe tregjeve në zhvillim po zgjerohet.
Normalizimi i politikave monetare në SHBA, dollari i fortë dhe përshpejtimi i luftës tregtare, ka nisur të japë efekte te disa ekonomi në zhvillim. Fondi bën të ditur se tregjet në zhvillim përjashtuar kinën, mund të pësojnë flukse dalës të kapitalit prej më shumë se 100 miliardë dollarë.
Organizata i bëri thirrje rregullatorëve globalë që të ruajnë masat e prezantuara gjatë krizës financiare, të rrisin mbikëqyrjen ndaj likuiditetit në treg dhe të shtojnë sasinë e kapitalit që bankat duhet të mbajnë për t’u mbrojtur nga rreziqet. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në rehati dhe cilësi - Blini banesën tuaj në Elsa Residence!
AS Travel sjell Omanin për herë të parë si destinacion për Kosovën
Eksperienca e blerjes që dallon - Emona Center më i liri në treg!
Jetoni si sheik në bregdetin shqiptar
Transformoni jetën tuaj në 2025: Filloni udhetimin e shërimit në Rezonanca 3
Kurti: Investimi në KEK synon të rrisë kapacitetin e prodhimit, mbi 137 milionë euro për modernizimin e Njësisë A3
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova