Efektet e inflacionit në Shqipëri dhe në Ballkan janë më të ashpra se në Bashkimin Europian, pasi rritja po udhëhiqet nga çmimet e ushqimeve, ndryshe nga Europa që po ndikohet nga energjia.
Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) në një studim për efektet e inflacionit në vendet e Ballkanit Perëndimor tregon se rajoni po përballet me nivelet më të larta të rritjes së çmimeve që nga rënia e regjimeve moniste në vitin 1990.
Përgjithësisht pesha e ushqimeve në shpenzimet mujore në Ballkan është 42 për qind e shpenzimeve mujore vë në dukje studimi i FMN-së.
Të dhënat nga gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor (Serbia, Shqipëria, Bosnja, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Kosova) tregojnë se rritja e çmimeve ka qenë më e fortë për grupin e produkteve ushqimore duke e bërë më të ashpër rritjen e çmimeve në një Rajon ku varfëria është ende në nivele të larta, raporton revista Monitor.
Fondi rekomandon se me karakteristikat specifike të inflacionit në ekonomitë e Rajonit meritojnë vëmendje të mëtejshme. Ndryshe nga BE, çmimet e ushqimeve kanë pasur një rol relativisht më të madh, ndërsa inflacioni i energjisë një rol më të vogël në Ballkanin Perëndimor.
Sakaq peshës së lartë të ushqimeve në shpenzimet konsumatore i korrespondon një nivel më i ulët të ardhurash. Çmimet e ushqimeve në Ballkan janë rritur me ritme më të larta se në BE për tre arsye kryesore sipas FMN-së.
Së pari një përçim më i lartë i çmimeve të ushqimeve nga tregjet ndërkombëtare në tregjet e brendshme për shkak të peshës së lartë të importeve. Kategoria kryesore e ushqimeve të shportës, si drithërat, vajrat vegjetale pësuan goditje të menjëhershme nga ndryshimet në tregjet ndërkombëtare, duke u rritur me 9.4 % në Ballkan, ndërsa në BE u rriten me vetëm 3.2%.
Së dyti, problemet strukturore të bujqësisë në Rajon bëhen shkak për çrregullime të çmimeve që vijnë nga tregjet e brendshëm. Por gjithashtu çmimet nga tregjet ndërkombëtare përçohen në nivele më të larta se ndryshimet reale.
Së treti ndryshimet klimaterike me thatësira e mungesë reshje dëmtuan shumë prodhime vendase sidomos në Bosnjë dhe në Serbi.
Sakaq pesha e produkteve energjetike në shportën e IÇK-së në Ballkan është e ngjashme me atë të BE-së dhe vendeve të tjera evropiane, por në të njëjtën kohë, shumica e vendeve të Ballkanit Perëndimor përjetuan inflacion më të ulët të çmimit energjisë krahasuar me BE-në për shkak se përmbushën shumicën e nevojave për konsum nga tregu vendas.
Megjithatë çmimet e larta të karburanteve u përcollën në tregjet e brendshme të Ballkanit dhe ndikuan në çmime më të larta në sektorin e transportit në të gjitha vendet. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëÇahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime
Vdekja e ish-presidentit gjerman, Sejdiu: Kohler nënshkroi letrën për njohjen e pavarësisë së Kosovës
Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë
Ngjarje e rëndë në Tiranë, babai vret djalin e tij
LDK me tubim të madh në Viti, Lumbardh Salihu: Sot më keni bërë shumë krenarë
Ndahet nga jeta Isuf Dedushaj, epidemiolog i njohur dhe ish-drejtor i IKSHPK-së
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Dalin shifrat, sa emigrantë nga Shqipëria e Kosova në SHBA mund të dëbohen pas urdhrit të Trump
Tre lojtarët që Ronaldo i kishte kërkuar Real Madridit t'i transferonte në vitin 2017 - por Perez refuzoi
Dyshime se planifikonin vrasje, avokatja e familjes Elshani: Familja ishte e gatshme të ofronte gjithçka që kishin
Vinicius i dërgon mesazh Arabisë Saudite pas mega-ofertës që ka pranuar
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
Ronaldo thotë se Man City do të ketë 'frikë' nga Real Madridi, pasi është bërë parashikimi i Ligës së Kampionëve