LAJMI I FUNDIT:

Fluturimet drejt Beogradit, Berisha: Po hapim korridore të reja ajrore

Fluturimet drejt Beogradit, Berisha: Po hapim korridore të reja ajrore

Në një ceremoni të veçantë që u mbajt në Ambasadën amerikane në Berlin sot u nënshkrua letra e qëllimit të mirë për operimin e kompanisë ajrore “Lufthansa” në linjën Prishtinë-Beograd.

I pranishëm në këtë ceremoni ishte edhe i dërguari i veçantë i presidentit të SHBA-së për dialogun Prishtinë-Beograd, njëherit ambasador i Amerikës në Gjermani, Richard Grenell.

Në emër të Republikës së Kosovës, ai që nënshkroi ishte drejtori i Autoritetit të Aviacionit Civil të Kosovës, Eset Berisha, i cili e vlerësoi këtë ngjarje si shumë të rëndësishme për vendin tonë.


Në një intervistë telefonike nga Berlini, Berisha tha për KosovaPress, se institucionet e Kosovës do të ofrojnë përkrahjen e nevojshme për kompaninë gjermane dhe se të gjitha fluturimet kërkojnë aprovimet dhe licencat sipas kërkesave rregullatorë të zbatueshme në Republikën e Kosovës si dhe bazuar në legjislacionin në fuqi dhe marrëveshjen për Hapësirën e Përbashkët Ajrore Evropiane.

“Kjo është një letër e interesit, një letër e qëllimit me të cilën kompanina ajrore gjermane ‘Luftahansa’ ka shprehur interesim për fillimin e operimit të linjës ajrore mes Prishtinës dhe Beogradit të cilën autoritetet e Republikës së Kosovës e kanë përkrahur dhe kanë mbështetur. Për atë arsye sot kemi nënshkruar bashkërisht këtë letër interesi në emër të institucioneve të Republikës së Kosovës”, deklaroi ai.

A ndikoi administrata e Trumpit që të arrihet marrëveshja për krijimin e linjës ajrore Prishtinë-Beograd?
Lexo po ashtu A ndikoi administrata e Trumpit që të arrihet marrëveshja për krijimin e linjës ajrore Prishtinë-Beograd?

I pyetur se kur mund të ndodhë fluturimi i parë Prishtinë-Beograd, Berisha deklaroi se për të arritur deri aty kërkohen edhe disa marrëveshje të tjera në kuadër të procesit të normalizimit të hapësirës ajrore të Kosovës.

“Ky është vetëm një hap i parë për arsye se nevojiten edhe disa marrëveshje të tjera në kuadër të procesit të normalizimit të hapësirës ajrore të Republikës së Kosovës, do të thotë për hapjen e korridoreve të reja me shtetet fqinje kështu që duhet të arrihen disa marrëveshje me misionin e NATO-s dhe KFOR-in në Kosovë për caktimin e koordinimit të pikave kontraktuese në mes dy shteteve në mënyrë që aeroplanët të cilët e shfrytëzojnë këtë pikë ajrore të kenë koordinata të sakta të kalimit, pranimit dhe përcjelljes nga Autoritetet e Aviacionit Civil të Republikës së Kosovës dhe të Autoriteteve të Aviacionit Civil të Serbisë”, tha ai.

Drejtori i Përgjithshëm i Autoritetit të Aviacionit Civil të Kosovës, Eset Berisha, në një intervistë për KosovaPress, theksoi se nënshkrimi i kësaj letre të qëllimit të mirë është i rëndësisë së veçantë për shkak se hapen korridore të reja të hapësirës ajrore të Kosovës.

Prej vitit 1999, Kosova ka shfrytëzuar vetëm dy korridore ajrore, hyrje dhe dalje, nga Maqedonia e Veriut, ndërsa me këtë rast po bëhet hapja e korridoreve në drejtim të Serbisë.

Kosova nuk ka një marrëveshje të tillë as me Shqipërinë, por që Berisha tha se në një të ardhme të afërt do të ketë një marrëveshje të tillë me shtetin shqiptar ashtu sikurse edhe me Malin e Zi.

“Kjo ka rëndësi të madhe për arsye se po bëhet hapja e korridoreve të reja, të hapësirës ajrore të Kosovës. Ju e dini se që nga viti 1999 Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës ‘Adem Jashari’ ka funksionuar vetëm përmes dy korridoreve ajrore do të thotë hyrjes ose daljes të cilat janë bërë nga Republika e Maqedonisë së Veriut, ndërsa me këtë rast po bëhet hapja e korridoreve në drejtim të shteteve tjera fqinje, pra në drejtim të Serbisë dhe në një të ardhme të afërt do të hapen edhe korridore të tjera edhe në Malin e zi edhe me Republikën e Shqipërisë”, vijoi Berisha për KosovaPress.

Menjëherë pas kësaj ceremonie, Serbia reagoi duke thënë se nuk do të ndodhë as edhe një fluturim pa u hequr taksa që vendi ynë aplikon ndaj produkteve të shtetit fqinj.

Mirëpo, Berisha tha se pala serbe ka premtuar përkrahje dhe mbështetje për kompaninë gjermane “Lufthansa”, njëjtë siç është zotuar edhe Kosova.

Për Serbinë, kjo marrëveshje u nënshkrua nga ministri serb i ekonomisë, Milun Trivulac, ndërsa i pranishëm ishte edhe këshilltari amerikan për siguri kombëtare, Robert O’Brien dhe ambasadori amerikan, Richard Grenell./kp/

Në trend Lajme

Më shumë
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
Shkelje procedurale, KQZ del me një sqarim për rezultatet preliminare edhe për 21 vendvotime

Shkelje procedurale, KQZ del me një sqarim për rezultatet preliminare edhe për 21 vendvotime

Lajme
Si pritet të jetë ndarja e mandateve në Kuvend për subjektet nga minoritetet? Tregon Cakolli

Si pritet të jetë ndarja e mandateve në Kuvend për subjektet nga minoritetet? Tregon Cakolli

Lajme
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan

Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan

Lajme
Rama: Dorëheqjen time harrojeni, ka dy rrugë për të më larguar nga politika

Rama: Dorëheqjen time harrojeni, ka dy rrugë për të më larguar nga politika

Lajme
Kalo në kategori