LAJMI I FUNDIT:

Florim Isufi prezanton harta: Në çdo version të shkëmbimeve territoriale, Kosova humb

Florim Isufi prezanton harta: Në çdo version të shkëmbimeve territoriale, Kosova humb

Çfarëdo ideje për ndërrim territoresh me Serbinë, do të ishte humbje për Kosovën. Ish-anëtari i Komisionit qeveritar për shënjimin e kufirit shtetëror, Florim Isufi, përmes hartave të përgatitura tregon për të gjitha idetë që janë diskutuar nëpër qarqe të ndryshme diplomatike, e të cilat nuk shkojnë në favor të Kosovës.

Ideja që po shtyhet para, nga nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, për shkëmbim territoresh me Serbinë, sipas ish-anëtarit të Komisionit për shënjimin e kufirit shtetëror, Florim Isufi do të ishte humbje për Kosovën.

“Zakonisht po flitet se Kosova do të jep territore që i janë bashkuar në vitin 1958 dhe do të merret Presheva, Medvegja dhe Bujanoci. Realisht po të shohim ka një dallim të madh në kilometra. Kosovës në vitin 1958 i janë dhënë vetëm 197 kilometra katrorë, ndërsa Presheva, Medvegja dhe Bujanoci kanë territor mbi 1,500 kilometra katrorë që do të thotë se është një diferencë e madhe. Edhe nëse pretendohet që të jepet ndonjë territor më i madh Kosova do të jetë e humbur”, tha gjeografi Florim Isufi.


Sipas tij, përmes këtyre ideve po tentohet të fshihet disbalanca e shkëmbimit të territoreve.

“Vendbanimet që i janë marrë Kosovës pas luftës së dytë botërore e që do t’i ktheheshin Kosovës me shkëmbim janë shumë të pakta dhe kryesisht kordrinoro-malore, qasja në të cilat është shumë e vështirë. Pra të gjithë ata që pretendojnë se duhet të bëhen shkëmbime të territoreve që i janë marrë Kosovës në vitin 1958 me ato që janë dhënë ka një disbalancë të madhe kualitative”, deklaroi për RTV Dukagjinin Florim Isufi, përcjell Telegrafi.

Përmes hartës që ka përgatitur, ai sqaroi për idetë e shkëmbimit, që si ish-anëtar i Komisionit për kufirin shtetëror ka arritur t’i mbledhë, e që janë diskutuar në qarqe të ndryshme diplomatike.

Prandaj ai po shton se në asnjë mënyrë Kosovës nuk i konvenon të diskutoi për territorin.

“Të gjitha të dhënat që janë përfolur ne i kemi analizuar dhe në asnjë variantë të shkëmbimit të territoreve, Kosova nuk përfiton”, deklaroi profesori universitar Florim Isufi.

Ditë më parë, kreu i Gjilanit, njëherit nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ri përsëriti se është pro që në marrëveshjen përfundimtare me Serbinë, një pjesë e fshatrave të Lesposavitit t’i jepen Serbisë, kurse Presheva, Bujanoci e Medvegja t’i kthehet Kosovës.

Por një ideje të ngjashme ishte edhe Presidenti Hashim Thaçi, por që nga spektri politik në vend por edhe ndërkombëtar nuk po gjen mbështetje publike./RTV Dukagjini/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost

“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin

Lajme
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Politikë
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Lajme
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Drejtësi
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve

“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve

Sociale
Kalo në kategori