Hannover 96 është rikthyer te fitoret pas humbjes së pësuar javën e kaluar nga Paderborn.

Skuadra e dy futbollistëve shqiptarë, Valmir Sylejmanit dhe Florent Muslijës ka triumfuar me rezultat të pastër 3-0 ndaj Fortuna Dusseldorf.


Florent Muslija e nisi nga minuta e parë ndeshjen, teksa arriti ta zhbllokoj rezultatin.

Mesfushori kosovar realizoi golin e parë në minutën e 57-të pas një asistimi nga Haraguchi.

Muslija qëndroi në fushë deri në minutën e 80-të, por Hannoveri nuk mbeti pa shqiptarë në fushë.

large 16 9 4

Pikërisht 10 minuta para fundit të ndeshjes u inkuadrua sulmuesi Valmir Sylejmani, që javën e kaluar ishte titullar.

Gjilanasi për 10 minuta sa qëndroi në fushë u tregua mjaftë i rrezikshëm, por i mungoi fati për të shënuar gol.

Gjithsesi paraqitjet e mira të dy lojtarëve janë një lajm i mirë për trajnerin Bernard Challandes për t’i ftuar për ndeshjet e nëntorit. /Telegrafi/

telegrafi sport app