Kjo është një nga fotot që ndikuan më shumë për t’i dhënë fund një lufte. Lufta në Vietnam kishte rreth 20 vite që vazhdonte kur jeta e 9-vjeçares Kim Fuk ndryshoi përgjithnjë.

Kur ishte më e vogël, ajo thjesht e dinte që vendi i saj ishte në luftë, por më 8 qershor të vitit 1972 ajo u fotografua teksa vraponte lakuriq,pasi i ishin djegur rrobat, me ushtarët në sfond dhe tymin e zjarrit që kishte mbuluar qiellin.


1 307

Kjo quhet ndryshe edhe “fotoja që mbylli luftën”. Një vajzë 9-vjeçe në Vietnam që vraponte lakuriq, pasi i ishin djegur rrobat nga bombat, dhe fëmijë të tjerë që iknin të tmerruar.

Fotografi Nik Ut ishte vetëm 21 vjeç kur përjetësoi çastin e tmerrshëm. Ai fitoi çmimin “Pulitzer”, por fotoja ishte më domethënëse sidomos për Kimin, vajzën që tani është grua e që është shoqe me të.

2 125

“Ne kishim disa ditë që luanim pranë tempullit ku ishte dhe streha kundër bombardimit. Por atë ditë ushtarët na thanë të vraponim sa më fort të mundeshim”, tha ajo.

7 43

“Pastaj dëgjova avionët dhe ishin aq pranë sa i pashë me sy katër bomba kur u lëshuan prej tyre. Isha aq pranë zjarrit të atyre bombe sa rrobat morën flakë. Vrapova me zjarrin në shpinë derisa nuk mundesha më, prej djegieve”, thotë ajo.

3 100

Vajza ra në tokë pa ndjenja pas fotos, dhe fotografi e mori në kamion, e çoi në spital. Teksa mjekët e shpëtonin, fotoja e saj u përhapë në të gjithë botën dhe u përdor si argumenti kryesor për të mbyllur luftën.

9 26

Vajza ishte shumë rëndë. Ajo qëndroi për 14 muaj në spital, me 17 operime, derisa nisi të marrë veten. Kur u kthye mësoi se disa nga kushërinjtë e saj moshatarë kishin vdekur.

4 76

Kur pa foton për herë të parë ishte 11 vjeçe dhe u tmerrua. “Pyesja veten se pse kishin nxjerrë një foto të një fëmije lakuriq. Dukesha shëmtuar dhe u neverita nga ajo që pashë”.

10 23

Ngaqë mjekët që e shpëtuan i shihte si heronj, ajo donte të bëhej mjeke, por sapo fitoi shkollën në Saigon e detyruan ta braktisë, që historia e saj të përdorej si mjet propagande.

5 61

Pas kësaj ajo iu kthye krishterimit dhe u shpërngul në Kanada, ku punon vazhdimisht me UNESCO për të ndaluar konflikte të tjera nëpër botë. /tch/

6 47

11 24