LAJMI I FUNDIT:

Flet inxhinieri që projektoi Ujmanin: Fizibiliteti për liqenin është bërë qysh në vitin 1971

Flet inxhinieri që projektoi Ujmanin: Fizibiliteti për liqenin është bërë qysh në vitin 1971

Në marrëveshjen e nënshkruar mes Kosovës dhe Serbisë më katër shtator në Uashington, një nga pikat është edhe përdorimi i përbashkët i Ujmanit. Për këtë çështje ditë më parë është mbajtur edhe takimi i Grupit Punues për Studimin e Fizibilitetit të këtij liqeni, mirëpo ekspertët ujorë kanë kritika për këtë.

Të dielën është mbajtur takimi i parë i Grupit Punues për studimin e fizibilitetit për Liqenin e Ujmanit.

Por njëri ndër inxhinierët që projektoi Ujmanin,  Avdi Gjonbalaj, po kritikon nismën e Kosovës që me Serbinë të diskutojë për Ujmanin e t’i bëhet përsëri fizibiliteti, ngase ky studim sipas tij është bërë nga Banka Botërore në vitin 1971.


“Në vitin 1971 Ujmanit i është bërë studimi i fizibilitetit nga Banka Ndërkombëtare. Nuk ka mbetur asgjë pa u shpjeguar. Studimi i bërë ekziston dhe si i tillë është në gjuhën angleze dhe serbo-kroate dhe mund ta sheh kush të dojë”, deklaroi Avdi Gjonbalaj për RTV Dukagjinin.

Madje eksperti i ujërave po shprehet se ekipi i Kosovës nuk ka njohuritë e duhura për Ujmanin.

“Zyrtarët shtetërore qoftë të nivel qendrorë apo lokal nuk kanë fare njohuri për ndarjen e ujrave dhe të drejtës ndërkombëtare”, deklaroi më tej Avdi Gjonbalaj, përcjell Telegrafi.

Studimi i fizibilitetit për Ujmanin, bazuar në marrëveshjen e Uashingtonit, do të kryhet nga ekspertë amerikanë të Departamentit të Energjisë, si furnizues i sigurt i ujit dhe energjisë./RTV Dukagjini/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Lajme
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Lajme
Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Lajme
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Dosja e SPAK si ranë në gjurmët e Bajrit dhe Bilalit

Dosja e SPAK si ranë në gjurmët e Bajrit dhe Bilalit

Lajme
Kalo në kategori