Sulmuesi i Francës, Olivier Giroud, e ka krahasuar suksesin e francezëve sot ndaj anglezëve 2-1, me atë të vitit 2018 kur fituan ndaj Belgjikës me rezultat 1-0 që ishte gjysmëfinale në atë kohë.
Franca elimino Anglinë me rezultat 2-1, pas një ndeshje të bukur me shumë raste.
“Është e jashtëzakonshme. Kemi luajtur shumë mirë në fazën defensive. Më kujtoi ndeshjen kundër Belgjikës në vitin 2018”.
“Griezmani më dha top të mirë. Është gjë e madhe për skuadrën. Sot ka qenë një ndeshje e madhe”.
“E dinim potencialin e Anglisë. Kemi bërë ndeshje shumë të barabartë. Jemi munduar që t’i zinim në kundërsulm. Jam shumë krenar për këtë ekip. Shpresoj të shkojmë sa më larg që mundemi”, ka thënë Giroud pas ndeshjes.
🇫🇷 Buteur, Olivier Giroud est élu 𝓹𝓵𝓪𝔂𝓮𝓻 𝓸𝓯 𝓽𝓱𝓮 𝓶𝓪𝓽𝓬𝓱 ! 🏆 pic.twitter.com/hZq0cYsgnm
— La Pause Foot (@LaPauseFootball) December 10, 2022
Franca në gjysmëfinale të Katar 2022, do të luajë kundër Marokut. /Telegrafi/