Pas 4 muajsh gjendet trupi i pajetë i Muhabi Islamit në Kaçanik. Trupi i viktimës është gjetur nga një fqinj i tij rreth 2 km larg shtëpisë, në një mal.
Për katër muaj familjarët e pritën kthimin e tij në shtëpi, por ai asnjëherë nuk u kthye i gjallë.
Gjatë gjithë kësaj kohe ata së bashku me bashkëvendësit e policinë nuk lanë vend pa e kërkuar.
Familjarët e viktimës flet për momentin e vështirë kur e gjetën trupin e të ndjerit.
“U zhduk në rrethana shumë të paqarta. Ka dalë nga oborri dhe nuk është kthyer më. E kemi kërkuar pothuajse çdo ditë po pa rezultat”, tha Menduh Islami.
Po gjatë ditës së diel fqinji i tij derisa po punonte në një mal rreth 2 kilometër larg shtëpisë së viktimës, hasi në një situatë të pazakontë.
“Në fillim kisha ndjesinë së është ndonjë thes i mbeturinave, por kur u afrova me afër hasa në një skelet njeriu”, tregon Minir Gashi për RTV Dukagjinin.
Ai thotë se nga ai moment ishte shokuar dhe është larguar menjëherë për në shtëpi ku edhe ka kontaktuar policinë.
“Policia erdhi më mori dhe shkuam e identifikuam rastin”, tregon tutje Gashi.
Policia thotë se po heton rastin, derisa përmend se trupi i viktimës ishte dekompozuar.
“Me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, rasti është cilësuar ‘’Hetim mbi vdekjen’’ dhe trupi i pajetë dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion. Policia, në koordimin edhe me Prokurorinë Themelore në Ferizaj, po vazhdon hetimet, duke grumbulluar dëshmi materiale dhe deklarative në lidhje me këtë rast dhe për informacione tjera deri në identifikimin e plotë të trupit të pajetë, do të njoftoheni me kohë”, thuhet në komunikatë./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Murtezani: Bashkëpunimi i thelluar me Turqinë është i rëndësisë së madhe për Maqedoninë e Veriut

Marta Kos në Tiranë: Reforma në drejtësi, gurthemeli i integrimit evropian, do t’i japim Shqipërisë 1 miliard euro

Apeli i GJKKO merr vendimin, Erion Veliaj mbetet në burg

Fajde në Prizren ku kamata kalonte 100 mijë euro, Policia arreston 28-vjeçarin

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

AGK-ja dënon gjuhën seksiste të këshilltarit të kryetarit Rama në drejtim të gazetares Statovci

Arrestohen dy persona për shpëlarje parash në Graçanicë, sekuestrohen 55 mijë euro dhe dokumente

U ndalua në Tiranë nga policia për vjedhje, gjendet i vetëvarur në qeli 46-vjeçari

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker