Tragjedia në Uvalde të Teksasit (SHBA), ku 18-vjeçari Salvador Ramos, me armë zjarri vrau 19 fëmijë dhe dy të rritur në shkollën fillore të qytetit, ka shumë dëshmitarë. Ata me sytë e tyre panë llahtarinë që ndodhi mbi nxënësit, që në atë shkollë, janë nga klasa e parë deri në të gjashtën. Mes këtyre dëshmitarëve të shumtë, prindër e kalimtarë të rastit, qëlloi të jetë edhe Fidan Mustafa, i cili nga viti 2005, jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ai ka rreth një vit që jeton në Uvalde. Në një rrëfim për RTK-në, si dëshmitar i rastësishëm i kësaj ngjarje, ku viktima janë nxënësit nga klasa e dytë deri në të katërtën, thotë se e ka të vështirë të përshkruajë tërë atë se çfarë ka parë.
“Është e tmerrshme çfarë ka ndodhur”, thotë Fidan Mustafa, 37-vjeçari që nga Kosova, me prejardhje nga fshati Poterq i Epërm, komuna e Klinës.
Thotë se nuk do ta kishte menduar se dërgimi i një pice tek një klient, do të ishte shkak që ai të përjetonte si dëshmitar këtë tragjedi. E gjithë ngjarja ndodhi mëngjesin e së martës, rreth orës 11:30 minuta.
Si pronar i një restoranti që shërben dhe shpërndanë pica, Fidani tregon se kishte marrë një porosi nga një klient.
“Klienti e ka shtëpinë afër shkollës. Ia dërgova ushqimin dhe meqë koha ishte e mirë, dritaren e veturës e kisha të hapur”, tregon ai. “Kur papritur kam dëgjuar krisma të armës”.
Thotë se ishin krisma të forta. “Aq të forta ishin krismat, sa kam menduar se po shkrepin pranë veturës”.
Në atë moment, thotë se ka ndaluar veturën. “Dola nga vetura të shoh çfarë po ndodhë”. Tregon se në vendin ku ishte, mbërriti edhe patrulla me sherifë (policia në Teksas).
“Sherifët filluan të shtënë me armë dhe njëri prej tyre më bërtiti që të hyjë në veturë, të shtrihem e të mos lëvizë”, thotë Fidani, duke përshkruar këtë ngjarje makabre.
“Shkolla nga ku gjuante personi i armatosur në drejtim të sherifëve, ishte vetëm rreth 30 metra larg”, thotë ai. “Kam hyrë në veturë dhe kam qëndruar rreth 10 minuta”.
Fidani tregon se pas pak nisën të vijnë edhe njerëzit nga shtëpitë përreth si edhe ata që ishin në qytet, për të parë se çfarë po ndodhte afër shkollës. “Paniku ishte i madh sepse shumë prej tyre kanë fëmijët në atë shkollë”.
“Ishte e tmerrshme. Fëmijët e mësueset bërtisnin në shkollë. Dëgjoheshin të bërtiturat e tyre edhe në rrugë”, thotë Fidani, i cili disa herë gjatë bisedës për RTK-në e përmend faktin se ndoshta, nuk gjen fjalët e duhura për të përshkruar atë çfarë ka parë.
“Sherifët erdhën menjëherë dhe e rrethuan shkollën”, thotë ai.
Megjithatë, kjo është vetëm njëra pjesë e kësaj ngjarjeje të rëndë. Rrëfimi në pika të shkurtra, që një person i ka dhënë policisë në ato momente, lë të kuptohet se dëshmitari kosovari me prejardhje nga Klina, ka parë vetëm gjysmën e tragjedisë.
“Ky qytetari (amerikan) që i tregoi policisë se çfarë ka parë, e ka shtëpinë afër shkollës”, thotë Fidani.
“Ai i tregoi policisë se ka qenë duke pirë kafe, kur ka dëgjuar zhurmën, pasi një veturë ka rënë në kanalin skaj rrugës”, rrëfen Fidani.
Sipas kosovarit, dëshmitari amerikan i ka treguar policisë se sulmuesi, pasi ka rënë në kanal, ka kapërcyer rrethojën, ka kaluar fushën e sportit dhe është nisur drejt shkollës.
“Ai po ndiqej sepse para se të vinte në shkollë, e kishte qëlluar me armë gjyshen e tij, e qytetarët e kishin lajmëruar rastin në polici, prandaj po ndiqej”.
Dëshmitari nga Klina me banim në Teksas, tregon se policia i kishte thënë personit të armatosur që të ndalonte, por ai kishte qëlluar në drejtim të tyre, duke i plagosur dy prej tyre.
“Ai dëshmitari siç e dëgjova duke i treguar policisë, pasi i ka plagosur policët, e ka mbushur armën edhe ka hyrë në shkollë”, thotë Fidani. “Unë kam qëlluar, në momentin kur agresori ishte në shkollë”.
I pyetur nëse ka informacione se si është vrarë sulmuesi 18 vjeçar, Fidan Mustafa tregon se një gjë e tillë ende nuk dihet pasi ka dilema nëse atë e kanë vrarë apo është vetëvrarë. “Shkollat kanë sigurim, por nuk janë të armatosur. Nuk ka treguar ende askush nëse atë e kanë vrarë apo ai e ka vrarë veten”, thotë ai. “Tani rastin po e heton FBI (Zyra Federale e Hetimeve)”.
Sa për motivet që kanë mundur ta shtyjnë një 18 vjeçar të kryejë një akt të tillë, Fidani thotë se ka spekulime, por asgjë zyrtare deri më tash.
“Ky ka qenë nxënës i shkollës së mesme. Të premten kanë pasur mbrëmjen e maturës”, thotë ai. “Mediat këtu po raportojnë se ai dhe tre të tjerë, kishin planifikuar të sulmojnë këtë shkollë, por edhe shkollën tjetër të mesme”.
Sipas tij, spekulimet janë të ndryshme. “Dikush thotë se aktin e ka kryer për hakmarrje sepse e ka humbur vitin shkaku i suksesit të dobët, dikush tjetër se ai ka pasur problem me shkollë me mësimdhënës, por saktë nuk dihet”.
Sidoqoftë, ajo që tashmë dihet me siguri është se 19 fëmijë nga klasa e dytë deri në të katërtën dhe dy të rritur, u vranë nga plumbat e një 18 vjeçari.
Fidani thotë se qyteti në Uvalde të Teksasit, sot është zgjuar i zymtë dhe në fytyrën e çdo personi vërehet pikëllimi i thellë.
Tregon se autoritetet ende nuk kanë treguar se kur do të organizohet ceremonia e varrimit, kurse frika e paniku mes banorëve edhe më tej vazhdon.
“Edhe djali im që është 5 vjeç, ishte në çerdhen që ndodhet afër shkollës dhe e ka përjetuar panikun”, rrëfen Fidani. “E dini çfarë më tha: ‘Babi po kam shumë frikë!’”.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
![Dosja e SPAK: Veliaj intimidoi agjentët e BKH me mesazhe, Ajola Xoxa intimidoi dëshmitarët](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2019/04/ajolaerion-380x233.jpg)
Dosja e SPAK: Veliaj intimidoi agjentët e BKH me mesazhe, Ajola Xoxa intimidoi dëshmitarët
![Indeksi i Perceptimit të Korrupsionit, Sveçla: Kosova shënon përparim historik në luftën kundër korrupsionit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/Xhelal-Svecla-konference-foto-Ridvan-Slivova-3-380x233.jpg)
Indeksi i Perceptimit të Korrupsionit, Sveçla: Kosova shënon përparim historik në luftën kundër korrupsionit
![Mjekët nga Ohri dhe Struga kërkojnë qendra rajonale të testimit për Covid](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/covid-xec-variant-signs-and--380x233.jpg)
Mjekët nga Ohri dhe Struga kërkojnë qendra rajonale të testimit për Covid
![“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/476557130_10232717841882449_7288129094962218818_n-780x439.jpg)
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma
![Shkelje procedurale, KQZ del me një sqarim për rezultatet preliminare edhe për 21 vendvotime](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Zgjedhjet_shkurt-780x439.jpg)
Shkelje procedurale, KQZ del me një sqarim për rezultatet preliminare edhe për 21 vendvotime
![Si pritet të jetë ndarja e mandateve në Kuvend për subjektet nga minoritetet? Tregon Cakolli](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/08/Eugen-Cakolli-Instituti-Demokratik-i-Kosoves-KDI-foto-Ridvan-Slivova-4-e1724849705157-780x439.jpg)
Si pritet të jetë ndarja e mandateve në Kuvend për subjektet nga minoritetet? Tregon Cakolli
![KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kqzddddd-780x439.png)
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave
![Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/rama-perplas-tavolinen-780x439.gif)
Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan
![Rama: Dorëheqjen time harrojeni, ka dy rrugë për të më larguar nga politika](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/rama-1-780x439.jpg)
Rama: Dorëheqjen time harrojeni, ka dy rrugë për të më larguar nga politika
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-2025-780x439.jpg)
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë
![Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eugen-dnv-780x439.jpg)
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës
![Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1-92-780x439.jpg)
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi
![Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/imer-mushkolaj-780x439.jpg)
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi
![Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ylli-hoxha-780x439.jpg)
Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë
![Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/fushata-subjektet-1-780x439.jpg)
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht