Familjarët e Vlora Paci- Neziri, e cila u ther sot me thikë në shkollën ‘7 Marsi’ në Prishtinë, shprehen të tronditur lidhur me rastin dhe thonë se nëna e nxënësit që e sulmoi mësuesen ishte me probleme psikike.
Vlora Paci- Neziri sot është therë me thikë nga një prind, pas një përleshje fizike, ndërkohë që gjendja e saj shëndetësore është stabile dhe jashtë rrezikut për jetë.
Bashkëshorti i saj, Mehidin Neziri, shpreson që raste të tilla të mos përsëriten në të ardhmen.
“Sigurisht është shqetësim edhe për mua si bashkëshort i saj, por edhe shqetësim i përgjithshëm, por nuk besoj që ka pasur ndonjë problem. Po thonë se është rast.. ka probleme psikike. Rasti është në polici. Tash do ta shohim…Ashtu po flitet. Qysh ka mund të jetë, është mirë. Sigurisht që është shqetësuese, si të besojmë tash që nuk mund të ndodhë prapë”, tha Neziri.
Mjekët në QKUK thonë se gjendja shëndetësore e mësueses së therur me thikë ka qenë e rëndë kur është sjellë për trajtim në këtë institucion shëndetësor. Dafina Basholli, specialiste e mjekësisë emergjente, thotë se gjendja aktuale e saj shëndetësore është stabile.
“Rreth orës 10:18 e kemi pranuar një paciente me inicialet V.N, e lindur në 1969, e cila ka pasur lëndime në abdomen. Gjendja momentale e pacientes është stabile dhe janë bërë të gjitha ekzaminimet e mundshme. Terapia është dhënë dhe tani pranohet në kirurgjinë abdominale…Ka qenë mjaft e shqetësuar, në një gjendje mesatarisht të rëndë, mirëpo tani është stabilizuar”, tha Basholli.
Lidhur me rastin janë deklaruar edhe punëtorët teknikë, të cilët prapa kamerave kanë konfirmuar se personi që ka sulmuar me thikë mësuesen është nënë e një nxënësi me inicialet B.D. e moshës 38- vjeçare.
E Florije Mustafa, prind, thotë se është e shqetësuar lidhur me rastin dhe e ka të vështirë të dërgojë fëmijët e saj në këtë shkollë, pas këtij rasti.
“Jemi shumë të shqetësuar, tash kur e dëgjova këtë rast, kur të ndodhë ky rast, mund të ndodh prapë. Mësuesja ka qenë shumë e mirë, me prindërit është sjell mirë. Edhe unë i kam pas fëmijët, edhe është sjell shumë mirë”, tha ajo.
Ndryshe, B.D. është arrestuar nga policia e Kosovës, e cila pritet të fillojë hetimet lidhur me rastin që ka tronditur qytetarët. /KP/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Komunikacioni në Maqedoni, nuk ka vonesa në pikat kufitare

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Kërkesat për vizitë, masat e rrepta të sigurisë dhe reagimet – gjithçka nga vizita e Thaçit në QKUK, pas gjendjes së rënduar shëndetësore të babait të tij

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

Fermerët alarmojnë për vjedhje të bagëtive, policia po i heton rastet

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës