LAJMI I FUNDIT:

Flet agjenti i Ronaldos: Ai është i hidhëruar, por nuk ka vend për shqetësim

Flet agjenti i Ronaldos: Ai është i hidhëruar, por nuk ka vend për shqetësim

Cristiano Ronaldo po raportohet se do të largohet gjatë verës prej Real Madridit.

Mediat spanjolle dhe portugeze kanë raportuar sot për pakënaqësitë e reprezentuesit portugez me zyrtarët e klubit madridlen.

Shtatë alternativat e Realit në rast të largimit të Ronaldos
Lexo po ashtu Shtatë alternativat e Realit në rast të largimit të Ronaldos

E gjithë kjo pasi sipas meidave atij nuk i doli në ndihmë klubi në momentin që akuzohej për evazion fiskal, gjegjësisht shmangies së pagimit të tatimit në të ardhurat që kapin vlerën prej 15 milionë eurove, transmeton Telegrafi.


Por, në orët e mbrëmjes madrilenët kanë kontaktuar agjentin e lojtarit Jorge Mendes rreth lajmeve të fundit, i cili ka treguar gjendjen e fundit rreth portugezit.

“Është një moment acarimi, ai është paksa i hidhëruar. Nuk ka vend për shqetësim, do të flasim kur të kthehet nga angazhimet me kombëtaren”, mësohet t’i ketë thënë Mendez zyrtarëve të Realit.

Si do të duket formacioni i Real Madridit pa Ronaldon, me lojtarët aktual dhe me blerje (Foto)
Lexo po ashtu Si do të duket formacioni i Real Madridit pa Ronaldon, me lojtarët aktual dhe me blerje (Foto)

Ky i fundit thuhet se i ka dhënë ultimatum portugez që të zgjedh të ardhmen pasi që Zinedine Zidane dëshiron të dijë se me kë do të fillojë sezonin e ardhshëm.

Ndryshe, Ronaldo ka fituar dy tituj të ligës spanjolle dhe tre herë Ligën e Kampionëve. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Kompletohen çiftet e 1/8-tës në Ligën e Kampionëve, secila ndeshja më e zjarrtë se tjetra

Kompletohen çiftet e 1/8-tës në Ligën e Kampionëve, secila ndeshja më e zjarrtë se tjetra

Liga e Kampionëve
Nga faza e 1/8-tës deri te finalja – kundërshtarët e mundshëm të secilës skuadër në Ligën e Kampionëve

Nga faza e 1/8-tës deri te finalja – kundërshtarët e mundshëm të secilës skuadër në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
PSV i bën një kërkesë zyrtare të pazakontë UEFA-s për ndeshjen e ardhshme të Ligës së Kampionëve

PSV i bën një kërkesë zyrtare të pazakontë UEFA-s për ndeshjen e ardhshme të Ligës së Kampionëve

Liga e Kampionëve
Atletico Madridi synon transferimin e yllit të Barcelonës gjatë verës

Atletico Madridi synon transferimin e yllit të Barcelonës gjatë verës

La Liga
Man Utd përgatit një ofertë prej 100 milionë euro për yllin e Barcelonës

Man Utd përgatit një ofertë prej 100 milionë euro për yllin e Barcelonës

Premier League
Man City etiketon tre portierë të mundshëm për të zëvendësuar Edersonin

Man City etiketon tre portierë të mundshëm për të zëvendësuar Edersonin

Premier League
Kalo në kategori