Të gjesh fjalët e duhura për të ngushëlluar familjarët e Ariela Muratit, që u vra të dielën në Tiranë, nuk është vetëm e vështirë, por thuajse e pamundur.
Në shtëpinë përdhese të Pandeli Muratit, në Dukas të Fierit, hyjnë e dalin njerëz për ngushëllim. Në ditën e tretë që ata kanë hapur dyert e mortit, dhimbja sa vjen e shtohet. Arsyeja, siç thonë ata, dhe me të drejtë: “Po na e vrasin vajzën për herë të dytë…”.
Vetë familjarët e studentes 21-vjeçare ende nuk kanë folur rreth asaj që ka ndodhur. Edhe pse ata, më mirë se kushdo tjetër, e dinë të vërtetën, kanë zgjedhur të heshtin. Të heshtin me kokën lart e me sytë e skuqur nga lotët, ata ndjehen krenarë për vajzën e tyre. Në nderim të jetës së saj, që u ndërpre para kohe, pa asnjë motiv, pa asnjë arsye, por vetëm nga fiksimi i një të riu, shkruan “Panorama”.
Pasi nuk ka asnjë arsye për të justifikuar vrasjen. Asnjë justifikim për të lehtësuar pozitat e autorit, të thëna këto qoftë edhe nga familjarët e tij. Ata kanë folur, ndoshta edhe më shumë se ç’duhet. Mbase duke dashur të lehtësojnë pozitat e Aldison Belulajt, kanë thënë se ata ishin në një lidhje vjeçarit.
Apo edhe t’i kërkonte falje familjes, kur s’ka mbetur më asgjë për t’u bërë. Ne e bëjmë. Në bisedë me të afërmit e Arielës, u kërkojmë ndjesë, ndonëse kemi pasqyruar vetëm ato çfarë deklarojnë familjarët e Aldisonit, sërish jemi bërë shkak për të shtuar dhimbjen e tyre. Ata, me të drejtë, janë irrituar. Ne i mirëkuptojmë për çdo fjalë të rëndë apo refuzim për të folur rreth asaj që ka ndodhur. Për ata, çdo fjalë e thënë pa u menduar mirë, çdo interpretim i motivit të ngjarjes, është vërtet një vrasje e dytë.
FAMILJARET Pandeli Murati, babai i Arielës, ka punuar gjithë jetën për t’u siguruar 2 vajzave të tij shkollimin, që ato e kishin me aq pasion. Të dyja me rezultate të shkëlqyera dhe që kishin arritur me forcat e veta të fitonin të drejtën e studimit në Tiranë. Sot, ai ka mbetur vetëm me vajzën e vogël. E shtrëngon fort në krahë dhe babë e bijë gjejnë ngushëllim te njëri-tjetrin, për mungesën e padrejtë të vajzës e motrës. Babai i Arielës na thotë se ende nuk ka ardhur momenti për të folur. Edhe pse, siç thotë ai, ka shumë për të thënë. Të tjerë pranë tij, të afërm të Arielës, përsërisin vazhdimisht se janë prerë në besë nga familja Belulaj. “Ata erdhën këtu dhe ne i pritëm. Na thanë se djali e donte vajzën tonë. Por ne folëm në telefon me vajzën dhe ajo na tha se nuk e donte. Si mund të vepronim ne? T’i jepnim vajzën me dhunë? Na kërkuan që djalit të tij të mos i bënim keq për shqetësimet që i kishte sjellë vajzës.
I premtuam që atij nuk do i ndodhte asgjë. Por, ama as Arielës nuk do i prekej asnjë fije floku. Ata na e premtuan. Por nuk e mbajtën premtimin. Na prenë në besë. Për këtë arsye nuk bëmë denoncim”, shprehen të afërmit e Arielës. NE FSHATIN E ARIELES “Kur Ariela filloi gjimnazin, Aldison Belulaj ishte në vit të tretë. Ajo ishte ende fëmijë. Më pas, ai shkoi në Vlorë të ndiqte studimet. Ndërsa Ariela, pasi përfundoi gjimnazin, filloi Fakultetin e Drejtësisë në Tiranë. Vetëm një vit ata kanë qenë në të njëjtën shkollë.
Edhe sikur të mblidhen të gjitha vitet, edhe në distancë, nuk mund të bëhen 4 vjet lidhje. Ky është vetëm një mashtrim i familjarëve të tij, apo edhe ata mund të jenë mashtruar nga djali dhe nuk dinë asgjë. Por e vërteta nuk është kjo. Ariela nuk ka qenë kurrë e lidhur”.Kështu shprehen banorë e të afërm në fshatin Dukas të Fierit, ku banon familja e studentes 21-vjeçare, që u vra të dielën në Tiranë. Megjithëse jetojnë në fshat, konceptim e dashurisë e njohin ashtu si edhe qytetarët e Tiranës. Dashuria nuk mund të fitohet me dhunë e kërcënime. Këtë e dinë të gjithë, por, mesa duket, autori i krimit ende nuk e kishte mësuar.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Aksident i rëndë në Shupkovc të Mitrovicës, tre të lënduar

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri