LAJMI I FUNDIT:

“Flamuri serb le të valojë nga Prizreni deri në Rumijë”, tre lojtarë serbë provokojnë pas ndeshjes ndaj Portugalisë – nuk ka reagim nga FIFA

“Flamuri serb le të valojë nga Prizreni deri në Rumijë”, tre lojtarë serbë provokojnë pas ndeshjes ndaj Portugalisë – nuk ka reagim nga FIFA
Foto: Ljubomir Filipović/Twitter

Lojtarët e Serbisë duket se nuk e kanë problem që sportin ta bëjnë pjesë të politikës dhe kjo u pa edhe në takimin ndaj Portugalisë në ndeshjen që u luajt në kuadër të kualifikimeve të Kupës së Botës që mbahet në vitin 2022 në Katar.

Derisa fituan ndaj portugezëve, tre lojtarë të serbëve pas ndeshjes provokuan me tre gishta të ngritur lartë, por ajo çfarë shkruhej në fanellat e tyre ishte edhe më shqetësuese.

“Gëzohu populli serb”, është ajo që shkruhet në fanellat e lojtarëve, e që është titulli i një këngë serbe, me atë që vazhdon si pjesë: “Flamuri serb le të valojë nga Prizreni (Kosova) deri në Rumijë (Mali i Zi)”.


Në ato fanella, po ashtu ishte bashkangjitur një hartë që e paraqet vendin tonë dhe Malin e Zi si pjesë të Serbisë.

Kualifikimet për në Kupën e Botës mbahen nën patronazhin e FIFA-s dhe ende nuk ka asnjë reagim nga shtëpia e futbollit botëror.

Natyrisht se veprime të tilla janë të ndëshkuara me rregullore të shtëpisë më të madhe të futbollit në botë, e që pritet që të ketë masa ndëshkuese ndaj tre lojtarëve serbë.

Thirrje kundër Kosovës kishte edhe në takimin që Dardanët e zhvilluan si mysafir i Greqisë, me dhjetëra tifozë që thërrisnin: “Kosova është Serbi”. /Telegrafi/

https://twitter.com/ljubofil/status/1460126562196545536

Në trend Sport

Më shumë
Policia e Kosovës jep detaje për përleshjen pas ndeshjes Liria - Vëllaznimi

Policia e Kosovës jep detaje për përleshjen pas ndeshjes Liria - Vëllaznimi

Liga e Parë
Arsenali i bashkohet garës së fortë për transferimin e yllit të Barcelonës në verë

Arsenali i bashkohet garës së fortë për transferimin e yllit të Barcelonës në verë

Premier League
Moment frike dhe paniku në ndeshjen e Serie A: Kean ra pa ndjenja në fushë, u dërgua me urgjencë në spital

Moment frike dhe paniku në ndeshjen e Serie A: Kean ra pa ndjenja në fushë, u dërgua me urgjencë në spital

Serie A
Enzo Maresca paralajmëron zëvendësimin e yllit të Chelseat me një lojtar të ri

Enzo Maresca paralajmëron zëvendësimin e yllit të Chelseat me një lojtar të ri

Premier League
Real Madridi kthehet te fitorja – perla e Modric dhe goli i vonë i Vinicius i dhurojnë tre pikë mbretërve

Real Madridi kthehet te fitorja – perla e Modric dhe goli i vonë i Vinicius i dhurojnë tre pikë mbretërve

La Liga
Van Persie bën hapin e madh në karrierë si trajner, merr drejtimin e gjigantit holandez

Van Persie bën hapin e madh në karrierë si trajner, merr drejtimin e gjigantit holandez

Ndërkombëtare
Kalo në kategori