LAJMI I FUNDIT:

Flakët përfshinë një faqemali të lartë 200 metra në Australi, ku 70 njerëz janë lënduar dhe dhjetëra shtëpi u shkatërruan

Flakët përfshinë një faqemali të lartë 200 metra në Australi, ku 70 njerëz janë lënduar dhe dhjetëra shtëpi u shkatërruan

Kobe Byrant e ka filmuar momentin drithërues, kur flakët përfshinë një faqemali të lartë 200 metra, në një luginë të Sydney të Australisë.

Fenomeni natyror u përshkrua si “rrjedhje llave”, megjithëse ishte vetëm flakë që përfshiu shkurret e ndryshme që rriteshin në atë pjesë, transmeton Telegrafi.

Si pasojë e zjarreve masive, janë djegur 10,000 hektarë pyje, duke lënë të shkatërruara dhjetëra shtëpi dhe 70 njerëz të lënduar.


Për shkak të motit të nxehtë dhe thatësisë, si dhe erës që frynte në drejtim të përshtatshëm, zjarret vazhdonin të ndizeshin edhe më shumë.

Njësitet e zjarrfikësve janë përpjekur në të gjitha format, që të ndalojnë flakët, si dhe të ndihmojnë në evakuimin e banorëve.

Deri më tani, raportohet se 404 ndërtime të lehta dhe 227 makina janë shkatërruar, ndërsa zjarret vazhdojnë të jenë jashtë kontrollit. /Telegrafi/