Këngëtarja e njohur nga Gjakova, Flaka Krelani, ka qenë e ftuar këtë javë në një nga kronikat e emisionit “Prive”.

Ajo ka pasur për detyrë që të përfundojë një nga fjalitë që stafi i emisionit kishte nisur dhe lënë në gjysmë enkas për të.


Në njërën nga fjalitë, ajo duhej të plotësonte fjalët që tregojnë për lidhjen e saj të fundit.

Këngëtarja Krelani u shpreh se duke thënë se: “Herën e fundit kur kam qenë në lidhje publiku nuk e ka ditur, pasi vetëm familja i di gjërat e mia personale”.

Flaka ka qenë gjithnjë e rezervuar për jetën e saj private, duke mos u prononcuar asnjëherë rreth kësaj çështje në publik.

Ndërkohë, ajo vazhdon të jetë aktive me projekte të shumta muzikore, koncerte e mbrëmje të ndryshme.

Ajo premtoi se në vitin 2019 do të sjellë një projekt befasi për fansat, dhe ka bashkëpunuar me producentë ndërkombëtarë. /Telegrafi/