LAJMI I FUNDIT:

Fjalimi i dytë i Trumpit në Kongres, ul çmimet e naftës

Fjalimi i dytë i Trumpit në Kongres, ul çmimet e naftës
WASHINGTON, DC - FEBRUARY 05: President Donald Trump, with Speaker Nancy Pelosi and Vice President Mike Pence looking on, delivers the State of the Union address in the chamber of the U.S. House of Representatives at the U.S. Capitol Building on February 5, 2019 in Washington, DC. President Trump's second State of the Union address was postponed one week due to the partial government shutdown. (Photo by Chip Somodevilla/Getty Images)

Çmimet e naftës kanë shënuar një rënie të lehtë pasi presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, gjatë fjalimit në Kongres përçoi mesazhin se është i gatshëm të rishikojë marrëdhëniet tregtare me Kinën.

Gjatë fjalimit të tij 90-minutash në një sesion të përbashkët të Kongresit amerikan në Washington, Trump tha se Kina për dekada të tëra ka përfituar nga politikat tregtare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për të shtuar se një marrëveshje e re tregtare me Pekinin duhet të bëjë “ndryshim të vërtetë strukturor”.

“Tash i bëjmë të qartë Kinës se pas viteve në të cilat kishte në shënjestër industritë tona dhe vjedhjes që i bëri pronës sonë intelektuale, i ka ardhur fundi vjedhjes së pasurisë sonë”, tha Trump.


Trump i drejtohet kombit për herë të dytë
Lexo po ashtu Trump i drejtohet kombit për herë të dytë

Raundi i ri i negociatave tregtare midis zyrtarëve amerikanë dhe atyre kinezë, pritet të fillojë javën e ardhshme në Pekin.

Ditë më parë Trump tha se bisedimet midis dy ekonomive më të mëdha në botë po shkojnë mirë dhe ka një disponim të mirë tek të dyja palët, megjithatë shtoi se nuk do të ketë asnjë marrëveshje përfundimtare derisa të takohet me presidentin kinez Xi Jinping.

Momenti kur Donald Trump duartrokitet nga gratë në Kongresin Amerikan (Video)
Lexo po ashtu Momenti kur Donald Trump duartrokitet nga gratë në Kongresin Amerikan (Video)

Marka ndërkombëtare e naftës së papërpunuar Brent ka rënë në 61.95 dollarë për fuçi nga 62.11 dollarë të një dite më parë, ndërsa nafta West Texas Intermediate (WTI) tregtohet me 53.66 dollarë për fuçi nga 53.79 dollarë të një dite më parë. /Telegrafi/