Përforcimi më i ri i Chelseat, Estevao Willian, ka shprehur entuziazmin e tij për fillimin e një kapitulli të ri në karrierën e tij dhe bashkimin me “Blutë” e Londrës.

“Jam shumë, shumë i emocionuar. Është një përvojë e re në jetën time, një fazë e re. Jam duke e pritur me padurim dhe shpresoj që gjithçka të shkojë sa më mirë”, u shpreh ai.


Pasi ka fituar tashmë trofe në Brazil, Estevao tani synon sukses edhe në Ligën Premier me Chelsean.

“Qëllimet e mia afatgjata janë të fitoj të gjithë titujt e mundshëm: Ligën Premier dhe Ligën e Kampionëve gjithashtu. Dhe në nivel personal, të bëhem më i miri në botë dhe të vazhdoj të punoj fort që këto ëndrra të bëhen realitet”, shtoi ai.

Chelsea ka një histori të pasur me lojtarë brazilianë që kanë lënë gjurmë në klub – diçka që ka ndikuar dukshëm edhe te Estevao.

Yje si Thiago Silva, David Luiz, Ramires, Oscar dhe Willian kanë bërë histori me fanellën blu, dhe Estevao mezi pret të ecë në gjurmët e tyre.

“Është kënaqësi të jem këtu, aty ku ka kaq shumë brazilianë që kanë bërë histori. Shpresoj të ndjek shembullin e tyre dhe të shkruaj një histori të bukur te Chelsea, ashtu si ata", vazhdoi talenti.

"Pasi firmosa për Chelsean dhe në ndeshjen e fundit të vitit 2024, luajtëm kundër Thiago Silvës. Ai erdhi dhe më foli. Më tha se do ta doja këtë klub, se ka një strukturë të jashtëzakonshme dhe është një klub i pabesueshëm. Dhe tani që jam këtu, e shoh vetë sa i mrekullueshëm është ky klub”, ka deklaruar Estevao. /Telegrafi/

telegrafi sport app