LAJMI I FUNDIT:

Fitorja e Trumpit trondit tregjet e aksioneve

Fitorja e Trumpit trondit tregjet e aksioneve

Fitorja e Donald Trumpit në zgjedhjet presidenciale amerikane shkaktoi një rënie të thellë të çmimeve të aksioneve në tregjet globale, duke dobësuar dollarin amerikan dhe duke ulur çmimet e naftës.

Indeksi evropian i aksioneve ra gati 2.7 për qind në këmbimet e së mërkurës në mëngjes. Indeksi NIKKEI i bursës japoneze humbi gati 5.4 për qind, ndërsa bursa e Hong Kongut ram ë shumë se 2.3 për qind. Shumë aksionerë i lëvizën fondet në investime më të sigurta si ari.

In Bankok, Vikas Kawatra, i agjencisë SCB Securities i tha Zërit të Amerikës se rënie thekson pasiguritë rreth premtimeve të zotit Trump për të ndryshuar rregullat e biznesit dhe për të bërë ndryshime të thella në politikat e tregtisë.


Megjithëse, investitori miliarder dhe mbështetësi i Trumpit, Carl Icahn I tha gazetës Wall Street Journal se Trump ka në plan të shkurtojë rregulloret dhe të ndihmojë bizneset të rriten në aspektin afatgjatë.

Analistë të tjerë në Nju Jork i thane Zërit të Amerikës se pakësimi i rregulloreve mund të jetë veçanërisht ndihmues në sektorët bankarë dhe atë të shpimit të naftës. Por ata thane gjithashtu se politikat kufizuese tregtare të Trumpit mund të dëmtojnë të ardhurat jashtë vendit të kompanive shumëkombëshe. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Fondi i pasurisë së Norvegjisë me fitime rekorde prej 222 miliardë dollarësh

Fondi i pasurisë së Norvegjisë me fitime rekorde prej 222 miliardë dollarësh

Botë
Rruga Prizren-Tetovë, Aliu: Do të shkurtohet nga tre orë në më pak se një

Rruga Prizren-Tetovë, Aliu: Do të shkurtohet nga tre orë në më pak se një

Ekonomi
Top 5 benefitet e pabesueshme pse nënat shtatzënë duhet të konsumojnë vezë REA-s

Top 5 benefitet e pabesueshme pse nënat shtatzënë duhet të konsumojnë vezë REA-s

Ekonomi
A e prek Kosovën vendimi i SHBA-së për ndalimin e granteve dhe kredive federale? - flet njohësi i ekonomisë

A e prek Kosovën vendimi i SHBA-së për ndalimin e granteve dhe kredive federale? - flet njohësi i ekonomisë

Ekonomi
Bëhu SMS – Trajnimi i ri i Hallakate për ndërtimin e strategjisë në rrjete sociale

Bëhu SMS – Trajnimi i ri i Hallakate për ndërtimin e strategjisë në rrjete sociale

Ekonomi
evroTarget, CubyLink dhe Horizonte-Group pjesë e panairit më të madh energjetik në Evropë “E-world energy & water”

evroTarget, CubyLink dhe Horizonte-Group pjesë e panairit më të madh energjetik në Evropë “E-world energy & water”

Ekonomi
Kalo në kategori