LAJMI I FUNDIT:

Fitorja e parë e Bashkimit

Fitorja e parë e Bashkimit

Bashkimi ka regjistruar fitore prej 76-82 në udhëtim te skuadra malazeze KK Teodo.

Ekipi vizitor ishte lehtësisht më i mirë se kundërshtari në çerekun e parë (15:17) që e mbylli me dy pikë epërsi.

Edhe në pjesëlojën e dytë, skuadra nga Prizreni shënoi dy pikë më shumë se kundërshtari (23:25) dhe shkoi në pushim me rezultat 38-42.


Malazezët u treguan më të mirë në çerekun e tretë (22:12) për ta kthyer avantazhin në favor të tyre.

Mirëpo, ekipi nga Kosova përmbysi gjithçka në çerekun e katërt për të arritur te fitorja me gjashtë pikë epërsi.

bashkifit

Kjo ishte fitorja e parë e Bashkimit në fazën e dytë të Ligës Ballkanike në kuadër të Grupit C dhe tash numëron pesë pikë. /Telegrafi/