LAJMI I FUNDIT:

“Fitorja e obligueshme”

“Fitorja e obligueshme”

Përballja mes skuadrës se Kek-ut dhe Feronikeli do ta hap rrethin e parë të Digital Kupës së Kosovës në futboll. Fituesi i edicionit të kaluar të kësaj kupe Feronikeli shpreson që edhe në këtë sezon ta mbrojë këtë titull.

Mbrojtësi i i skuadrës nga Drenasi, Lulzim Doshlaku shpreson që sot ndaj KEK-ut do të shënojnë fitore e kështu do të kalojnë në rrethin e dytë të kësaj kupe.

“Si në çdo ndeshje edhe në këtë duel hyjmë me qëllimin e arritjes e një fitoreje. Duke nisur nga fakti se jemi fitues i kësaj kupe dy herë radhazi, nuk na lejon që të mendojmë për tjetër rezultat”.

“Mirëpo duhet marrë parasysh gjithmonë kundërshtarin, aty jam rritur si lojtar dhe e njoh mjaft mirë, duhet të kemi kujdes sepse janë ekip që duhet respektuar përkundër që janë një kategori me poshtë se ne, duhet të fitojmë nëse dëshmojmë të plasohemi në raundin tjetër”, ka thënë për KosovaLive, mbrojtësi Doshlaku.


Kujtojmë së edicionin e kaluar fitues i Digitalkupës së Kosovës është shpallur Feronikeli i cili në finale u përball me Trepçën 89’ me ç’rast pas realizimit të penalltive, arriti të shpallet kampion i kësaj kupe.

Dueli mes Kek-ut dhe Feronikelit zhvillohet sot në stadiumi “Agron Rama” në Obiliq dhe nis nga ora 13:00.

Në trend Sport

Më shumë
Të shtëna armësh pas gjykimit për vrasjen e Besar Nimanit, plagosen familjarët e njërit prej të pandehurve

Të shtëna armësh pas gjykimit për vrasjen e Besar Nimanit, plagosen familjarët e njërit prej të pandehurve

Boks
Neymar shpërfill Messin kur emëron 'mbretin' e vërtetë të futbollit

Neymar shpërfill Messin kur emëron 'mbretin' e vërtetë të futbollit

Ndërkombëtare
Top 25 e klubeve me bilancin më të keq: Manchester United në krye, Barcelona e vetmja spanjolle

Top 25 e klubeve me bilancin më të keq: Manchester United në krye, Barcelona e vetmja spanjolle

Ndërkombëtare
Plani gjenial i Perezit për të transferuar Zubimendin te Real Madridi përmes ish-lojtarit të tyre

Plani gjenial i Perezit për të transferuar Zubimendin te Real Madridi përmes ish-lojtarit të tyre

La Liga
Kush e ka radhën të shkarkohet nga një klub i Ligës Premier? Publikohen gjasat e tetë trajnerëve

Kush e ka radhën të shkarkohet nga një klub i Ligës Premier? Publikohen gjasat e tetë trajnerëve

Premier League
Kapi gjyqtarin dhunshëm në qafë, dënohet Messi

Kapi gjyqtarin dhunshëm në qafë, dënohet Messi

Ligat tjera
Kalo në kategori