Kosova mori një fitore të papritur, por të merituar, kur ishte në një ditë të keqe për shkak të lodhjes së Perëndimit që nuk po e zgjidh dot ngërçin mes saj dhe Serbisë. E izoluar dhe e lënë vetëm nga aleatët e vet natyralë, Kosova gjeti aleatë aty nuk e priste: te kundërshtarët e saj. Ata i bënë një dhuratë që ajo do ta shijojë për një kohë të gjatë. Serbët i dhuruan Kosovës provën e padiskutueshme se e kanë sulmuar pabesisht ndërkohë që ajo ishte ulur në tryezë për të biseduar. Në asnjë kod lufte, ai që pranon të bisedojë, nuk sulmohet pas shpine dhe serbët e shkelën këtë kod.
Qëllimi i atyre që e sulmuan ishte i qartë: të krijonin në Kosovë një vatër konflikti të armatosur, e cila do t’i jepte mundësi Serbisë të fitonte avantazh në bisedime. Dekori i këtij zjarri, tymi i të cilit do arrinte menjëherë në Uashington dhe Moskë, ishte perfekt: disa serbë të sulmuar nga policia që fshihen në një manastir, aty rezistojnë bashkë me priftërinjtë dhe pelegrinët e pafajshëm, për t’i dhënë mundësi gjithë botës të shikojë sesi Qeveria shqiptare e Kosovës trajton pakicat etnike dhe fetare. Ky operacion konsiderohej një spastrim etnik.
Meqë manastiri ishte në mes të fshatrave, nuk përjashtohej që dhjetëra fshatarë serbë, të mblidheshin aty për të mbrojtur vëllezërit e rrethuar nga shqiptarët, në territorin e shenjtë të Banjskës. Nga krahu tjetër i kufirit, në Serbi, thirrjet për të ndërhyrë ushtarakisht në Kosovë do ktheheshin në ulërima dhe presidenti lunatik i Serbisë, do t’ia shiste shtrenjtë Perëndimit përpjekjen e tij të mundimshme, për të qetësuar popullin e revoltuar serb. Në shkëmbim, do kërkonte diçka më shumë në tavolinën urgjente të bisedimeve, ku ai do shkonte si viktimë dhe Kosova si agresor. Ndoshta autonominë e veriut të Kosovës, çka do ishte një hap më shumë se asociacioni i komunave serbe që diskutohet sot. Republika Sërbska e Kosovës do të themelohej në atë manastir, të dielën e 24 shtatorit 2023. Kjo republikë do të kishte dëshmorët e vet të vrarë nga shqiptarët, priftërinjtë ortodoksë do ta pagëzonin, ndërsa ndërkombëtarët do ta negocionin në pushimin mes dy sulmeve ruse në Ukrainë.
Nëse ky ka qenë plani që ka dështuar, do të thotë se Kosova ka qenë me shumë fat. Horoskopi i historisë së popujve njeh ditë me fat për ata që janë në krahun e të drejtës, siç është edhe rasti i Kosovës.
Megjithatë, kjo fitore nuk është vetëm një fitore e fatit, por edhe e shtetit të Kosovës. Jo vetëm ata që e kanë sulmuar Kosovën, por edhe ata që e kanë dashur dhe e duan, kanë dyshuar gjithmonë në aftësinë e saj për t’u mbrojtur. Ky dyshim i kthyer në bindje ishte arsyeja që 40 serbë të armatosur u sakrifikuan në atë mënyrë, duke besuar se ata mund ta mundnin lehtësisht mbrojtjen e një Republike të vogël dhe pa përvojë ushtarake siç është Kosova.
Por, ajo që ndodhi ishte e paimagjinueshme. Pa patur nevojën e KFOR-it, Kosova i neutralizoi serbët e armatosur me një operacion kirurgjikal, të denjë për manuale të ndërhyrjes së shpejtë. Republika e Kosovës bëri atë që do bënte çdo republikë tjetër kur sulmohet me armë: të ndjek, të gjen, të rrethon dhe të vret. Në këtë betejë të fituar me gjak ajo la një të vrarë, por vrau më shumë nga pala tjetër.
Më parë kjo ndërhyrje kaq efikase, as mund të imagjinohej. Dyshimet se Kosova ka aftësi të mbrohet dhe të vetëqeveriset kanë qenë armiku i saj kryesor. Nga dita e diele ato janë fashitur. Serbët, që kur nisen në Kosovë sillen sikur po shkojnë në një gjueti lepujsh, do mendohen mirë nëse hyjnë më në përplasje fizike me forcat e shtetit të Kosovës.
Në 25 vitet e fundit, Kosova ka fituar mbi serbët si një popull, por asnjëherë si shtet. Në vitin 1999 shqiptarët u ngritën si popull kundër shtetit serb dhe me ndihmën e Perëndimit i mundën. Ndërsa, të dielën Kosova i mundi serbët si shtet dhe për më tepër i mundi vetëm, pa ndihmën e askujt. Prandaj, Kosova ka arsye ta festojë këtë ditë si një fitore të Republikës së vet. Atëherë kur duhej Republika e Kosovës funksionoi dhe mbrojti territorin e saj, çka përbën detyrën e parë të çdo republike.
Tani Kosova mund të shkojë në bisedime më e fortë dhe më e pavarur. Natyrisht që kurthet e historisë nuk kanë mbaruar këtu. Ato vazhdojnë. Kundërshtarët e saj kanë marrë një goditje, por nuk janë tërhequr. Diplomacia është terreni ku duhet mundur Serbia. Në këtë fushë, Kosova ka kufizimet e veta, si çdo republikë e re, e vogël, e varfër dhe pa përvojë. Megjithatë, fitorja e Banjskës që u arrit me gjuhën e armëve do t’ia lehtësojë edhe gjuhën e diplomacisë dhe këtë kosovarët e dinë mirë. Por, tani edhe serbët e dinë shumë mirë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPas ngritjes së aktakuzës në rastin e Liridona Ademaj, flet vëllai i saj
Dosja e Prokurorisë ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë, si u bë plani për vrasjen e Liridonës për 30 mijë euro
Egli thotë se Gjesti ia kujton shumë ish-të dashurin e saj, Olsi Bylykun
Përfundojnë hetimet për vrasjen e Liridona Ademaj - ngritet aktakuzë ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë
Zbulohet partneri i Bernardit të Big Brother VIP
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Rrëfimi tronditës i Bernardit, tregon se si fëmijë u dhunua nga një burrë: Pasi bëra grua e fëmijë, kuptova se isha homosekual
Familja e G Banit dërgojnë letër në BBVA, dhe dalin kundër veprimeve të djalit të tyre: I kërkojmë falje familjarëve të Gjestit
SHBA i jep dritën e gjelbër FSK-së për blerjen e helikopterëve
Publikohen pamjet e protestës për Gjestin para Top Channel, të pranishëm edhe Policia e Shtetit
Amber çohet dhe kërkon të largohet në mes të spektaklit nga BBVA: Nëse Gjesti është shembulli, unë po iki që tani
U vlerësuan si "plehra", por tani janë të pazëvendësueshëm për ukrainasit: Transportuesi legjendar i luftës në Vietnam, në një zenit të ri