LAJMI I FUNDIT:

Fitore të rëndësishme për Drenicën dhe Istogun

Fitore të rëndësishme për Drenicën dhe Istogun

Drenica dhe Istogu kanë shënuar fitore të rëndësishme në kuadër të Supeligës kundër Dritës, respektivisht Vushtrrisë.

Drenica mposhti Dritën me rezultat minimal prej 1-0. Golin e fitores në këtë takim për drenicasit e shënoi Hysen Tahiri (42’).

Me këtë fitore, Drenica arrin në kuotën e 13 pikëve që e ngrit në pozitën e shtatë në tabelë, me pikë të njëjta me Dritën, por me golaverazh më të mirë, shkruan Koha.net.

Në takimin tjetër, Istogu ka “shkatërruar” Vushtrrinë duke e mposhtur me rezultat të thellë prej 4-0.


Dy gola në këtë takim për Istogun i shënoi Mensur Duraku, ndërsa dy golat e tjerë u shënuan nga Fatlum Gashi dhe Besnik Morina.

Me këtë fitore Istogu vazhdon të mbetet në vendin e fundit në tabelë me tetë pikë të mbledhura në 11 ndeshje.