LAJMI I FUNDIT:

Fitore nga skuadrat vendasve

Fitore nga skuadrat vendasve

Janë zhvilluar edhe tri ndeshjet e tjerat të javës së 14-të në elitën e futbollit kosovar ku fitore kanë shënuar tri skuadrat vendase.

Llapi ka arritur ta mposhtë Prishtinën në derbin rajonal me rezultat të pastër 2-0.

Qysh në minutën e gjashtë të ndeshjes, Llapi shënoi nëpërmjet mesfushorit Visar Zogiani, ndërsa golin e dytë e realizoi zëvendësuesi Enis Zabërgja.

Në Pejë, Besa ka arritur një fitore të mundimshme përballë Trepçës ’89, 1-0.


Fillimisht në minutën e 10-të mysafirët mbetën me një lojtar më pak në fushë pas përjashtimit me të kuq të Shpëtim Idrizit, ndërsa nga penalltia dështoi Fetim Kasapi.

Golin e vetëm në këtë takim për Besën e realizoi Kastriot Rexha pas një asistimi nga Përparim Osmani.

Fitore të rëndësishme si vendas ka shënuar edhe Istogu që ka mposhtur Dritën me rezultat 2-0.

Pasi pjesa e parë përfundoi 0-0, golat për vendasit në pjesën e dytë u shënuan nga Arbër Hoxha. /Telegrafi/