Fitore minimale e Chelseat në derbin lokal

Chelsea ka marrë një fitore tejet të vlefshme në derbin londinez ndaj Crystal Palace 0-1.
Pjesa e parë ishte kryesisht e qetë dhe dy skuadrat luanin në mesfushë pa shumë aksione të mira.
Rasti më i mirë në 45 minutat e para i takoi mysafirëve që rrezikuan me brazilianin Willian nga gjuajtja e lirë por pa sukses.

Ashtu siç filloi ndeshja edhe përfunduan 45 minutat e para me rezultat të bardhë 0-0.
E pjesa e dytë nisi më mirë me Chelsean të cilët pas gjashtë minutave lojë realizuan golin.
Mbrojtësi brazilian David Luiz asistoi për mrekulli për N’Golo Kanten në zonë i cili shënoi për 0-1.
Braziliani Willian rrezikoi edhe njëherë në pjesën e dytë, por goditja e tij u prit nga portieri vendas Guaita.
Fitorja e sotme në derbin lokal e mbanë Chelsean në pozitën e katërt në tabelë me 43 pikë të grumbulluara, 11 më pak se lideri Liverpool.
Ndeshjen e radhës londinezët do ta zhvillojnë në Stamford Bridges përballë Southamptonit. /Telegrafi/














































